Connect with Us

Nikolla Gruevski fiton zgjedhet ne Maqedoni/ Shqiptaret ne minimum historik

Aktualitet

Nikolla Gruevski fiton zgjedhet ne Maqedoni/ Shqiptaret ne minimum historik

Publikuar

-

Ne Maqedoni Komisioni Zgjedhor ka publikuar rezultatet e  99.72% te votate te numeruara.

Sipas ketyre te dhenave zyrtare VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit ka fituar 452 mije vota ose 51 mandate ne parlament nga 120.

LSD ma fituar 436 mije vota ose 49 vende ne parlament.

Me pas vijne kater partite shqiptare, si BDI me 10 mandate, partia me e re BESA me 5 mandate, Aleanca per Shqiptaret me 3 mandate dhe ne fundt PDSH e Menduh Thacit me 2 mandate deputetesh.

Asnje force politike nuk ka mundur te siguroje mazhorancen prej 61 deputetesh.

Forcat politike shqiptare jane ne minimumin e perfaqesimit te tyre historik dhe kane mare 7 mandate me pak se ne zgjedhjet e kaluara. Perplasjet e tyre kane bere qe nje pjese e shqiptareve te votojne per opoziten. LSDM ka fituar ne mjaft zona bastione te shqiptareve.

LEXO EDHE:  Ku do e pranojë mandatin, në Durrës apo në Vlorë?/ Rama jep përgjigjen

Nikolla Gruevski do jete njeriu qe do mare mandatin per te krijuar qeverine. Ai ka vetem dy mandate me shume se rivalet e LSDM.

Gruevskit i duhet aleance me Ali Ahmetin e BDI per te siguruar 61 votat ne parlament. Keto dy parti kane qene edhe me pare ne qeverisje. Por 61 mandate jane nje mazhorance mjaft e brishte dhe per kete do i duhet edhe nje tjeter parti shqiptare ne koalicion. Tre partite e tjera kane edhe 10 mandate qe megjithese jane minimum historii i shqiptareve jane te nevojshme per te mbajtur ne kembe kabinetin qeveritar./Citynews

maqedoni-rez

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“E neveritshme mbështetja për hajdutët”/ Arben Malaj nuk i ndahet Erion Braçes

Publikuar

-

Nga

Ish -Ministri i Financave Arben Malaj, ka dalë sërish me një reagim të fortë, duke shenjëstruar  zëvendës kryeministrin Erion Braçe, të cilin nuk ia përmend emrin, por i referohet si gazetarë-qeveritarë

“E turpshme, e neveritshme pse jo direkt apo indirekt përfituese kjo mbështetje për abuzuesit dhe hajdutët.

“Gazetarët qeveritarë” të investigojnë rastin.

Jam gati ti përgjigjem çdo pyetje. Denoncimin tim ligjor mund ta gjejnë në Prokurorinë e Vlorës. Specialistët e inspektoriatit që erdhen dje në Vlorë ju deklaruan banorëve se sistemi abuziv i cipave është jo ligjor dhe ato do ta heqin menjëherë”, shkruan Malaj në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Shqipëria e ka Gjykatën Kushtetuese në Venecia

Sërish ai këmbëngul  qe “Qeveritarët gazetarë” ti japin përgjigje pyetjeve : Pse favorizojnë të fortët dhe penalizojne qytetarët?

LEXO EDHE:  Ku do e pranojë mandatin, në Durrës apo në Vlorë?/ Rama jep përgjigjen

Pse i kanë frikë “Llaguret e Rilindjes” ?

Gjithçka tjeter në këte aludim abuziv ndoshta është sa për të larë gojën me ata që ua kanë kerkuar.

Llaguret” e kanë të hapur rrugën ligjore për t’u përballur ne gjykatë”, shkruan më tej ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Palët politike duhet të pranojnë gjetjet

Publikuar

-

Nga

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka komentuar raportin e OSBE/ ODIHR për zgjehdje e 25 Prillit.

Celibashi, i ftuar në një intervistë për Neës 24  nënvizoi se palët politike duhet të pranojnë gjetjet e këtij raporti me qëllim që të mos ketë element negative në zgjedhjet e ardhshme.

Duhet të pranojmë, që të gjithë ne e kemi zgjedhur ODIHR dhe misionin ndërkombëtar të vëzhgimit si arbitrin e zgjedhjeve kështu që mendoj të gjitha palët, politike apo institucionale, do të duhet që në këtë rast t’i pranojmë gjetjet e këtij raporti.

Sa i takon KQZ-së, mendoj që fokusi që ka patur raporti sa i përket administrimit të zgjedhjeve, ka pasqyruar në mënyrë realiste gjithë atë c’ka ka bërë KQZ në kudër të administrimit të procesit zgjedhor. Natyrisht që partitë politike kanë këndvështrimin e vet në këtë raport dhe nuk do dëshiroja të komentoj deklaratat e tyre.

Të gjitha vëretjet dhe konstatimet negative që ky raport përmban, janë ashtu sikurse raporti i përshkruan ajo cka mbetet e rëndësishme është që të gjitha palët ta lexojnë ashtusikurse duhet lexuar apo ta pranojnë dhe vetëm kështu do adresojmë në mënyrë të përshtatshme për të ardhmen dhe për të eleminuar gjithë problematikat dhe për të mos patur elemente negative në zgjedhjet e ardhshme.

Ka munguar presioni qoftë politikë, apo i cdo lloj natyre tjetër në institucionin e KQZ në një lloj mënyre mund të them që KQZ ka punuar qetë në administrimin dhe përgatitjen e këtyre zgjedhjeve, në dallim të qartë nga ajo retorikë e ashpër politike që palët kanë patur në diskursin e vet politik dhe elektoral.

Kur ka qenë cështja e bashkëpunimit për procesin zgjedhor, reflektimi ka qenë krej ndryshe dhe kjo e ka ndihmuar KQZ që të përgatisë këtë proces zgjedhor në përputhje me të gjitha parashikimet e ligjit. Në tërësinë e vet, klima e ashpër politike si rrallëherë në këto 30 vite nuk është se kontribuoi pozitivisht në tërësi për procesin zgjedhor”, ka thënë kreu iKQZ, Celibashi.

LEXO EDHE:  Ku do e pranojë mandatin, në Durrës apo në Vlorë?/ Rama jep përgjigjen

LEXO EDHE:  Vota e gjermanëve ndëshkon partitë e mëdha

Gjithashtu ai ka komentuar edhe përsa i përket votës së emigantëve, që ishte një nga çëhstejt që u diskutua më shumë gjatë zgjehdjeve dhe pati shumë reagime.

Celibashi tregon se nuk mungoi as dëshira dhe vullneti për ta bërë të mundur, por koha ishte e pamjaftueshme.

Koha që kishtë në dispozicion KQZ për ta përgatitur procesin e votimit të emigrantëve ishte e pamundur dhe nuk është se ne na mungoi vullneti e dëshira, por në një kohë aq të shkurtër dhe kur palët nuk kishin një konsensus për rregullat që KQZ duhet të miratonte në këtë proces, ne nuk kishim se cfarë të bënim më shumë”, është shprehur ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çmendet” Petrit Vasili/ Akuzon Ramën se urren Kosovën

Publikuar

-

Nga

Lolodeputeti i LSI-së, Petrit Vasili fton Gjykatën Kushtetuese të sulmojë ambasadorët!

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se po shet Shqipërinë dhe për urrejtje ndaj Kosovës

Rama shet Shqipërinë dhe urren Kosovën, si peng i pazareve politike dhe elektorale me Serbinë.

Sot Rama vulosi përfundimisht urrejtjen ndaj Kosovës dhe për këtë mjaftonte vetëm një frazë që ai tha dhe pikërisht:

“Kur në Shqipëri ra tërmeti, ishin forcat e kërkim shpëtimit nga forcat e rajonit që mbërritën në Shqipëri, ishin dhe ato nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut”

Të gjithë kanë të skalitur në mendje arritjen e menjëhershme të Forcave Speciale të Kosovës, që shpëtuan dhjetra jetë njerëzish duke prurë edhe qentë, që zbulonin njerëzit nën rrënoja”, ka shkruar Vasili në rrjete sociale.

Sipas Vasili, ky është fakt dhe mirënjohja e shqiptarëve është e përjetshme, kurse Rama ia atribuon Serbisë sepse Serbinë e do dhe i është nështruar ndërsa Kosovën e urren.

LEXO EDHE:  Incidenti në Elbasan/ Patozi: Shqiptarët duhet të ndërrojnë dyqanin e ballokumeve

LEXO EDHE:  Eksperti i ekonomisë bën llogaritë/ “Rritja e pagave për mjekët, blerje votash me para publike”

Minishengeni është term fake, pasi NeëJugosllavia është termi real.

Vasali është Rama që zvarritet nga pas, ndërsa Serbia prin përpara.

Si peng i ndereve politike elektorale serbe Rama e trajton Shqipërinë si plaçkë tregu dhe jep gjithçka duke tradhëtuar Kosovën si askush në historinë e Shqipërisë.

Përbuzje për NeëJugosllavinë e Ramës dhe të tjerëve.

Firmat e Ramës do te mbeten si gjurma të pashlyeshme të tradhëtisë më të lartë ndaj Shqipërisë, që nuk ka propagandë, që e mbulon dot.

Rama ky armik shqiptarëve dhe i Euroatlantizmit nuk e ndryshon dot kurrë vendimin mbarëpopullor të të gjithë shqiptarëve për të parë nga Perëndimi.

Europa e Bashkuar është drejtimi i vetëm pa kthim i Shqipërise dhe as Rama dhe asnjë pazar qesharak me Minishengen dhe NewJugosllavi nuk e kthen dot”, shkruan më tej Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE