LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta vetë apo me Ramën?/ Ja skenarët dhe mandatet që mer LSI

12 Dhjetor 2016, 14:10, Aktualitet CNA

Ilir Meta kreu i LSI menjëherë pasi u rikonfirmua si kryetar,  i pyetur nga gazetarët se si do garonte në zgjedhjet e ardhshme, u shpreh se duhet të prisnim konventën e dhjetorit.

Konventa u zhvillua dhe nuk pati përgjigje, Meta serish nuk i dha përgjigje se cila do ishte zgjedhja e tij, në koalicion me Ramën, i vetëm apo me Bashën.

Së fundi në daljet televizive dhe Meta dhe Basha theksuan se nuk do kenë një koalicion përpara elektoral duke lënë të hapur vetëm një bashkëpunim të mundshëm nesër në qeverisje. Koalicioni me bashën përpara zgjedhjeve ka çdo shteg të mbyllur.

Por cilat janë llogaritë dhe kostot në vota që përkthehen në mandate deputetësh për LSI?

Duke analizuar rezultatet dhe shifrat zyrtare rezulton se, në zgjedhjet e vitit 2013 LSI mori 180 mijë vota dhe 16 mandate deputetësh.

Ne vitin 2015, në zgjedhjet lokale, LSI mori 280 mijë vota, me një rritje mjaft të fortë. Në rast se do ishte në koalicion për zgjedhje parlamentare do të kishte fituar të paktën 25-26 mandate deputetësh. Me një rritje prej të paktën 10 mandatesh.

Në koalicion me Ramën dhe PDIU, diku e ndihmuar dhe nga çamët që kanë vota edhe në zona ku LSI është shumë e fortë Ilir Meta në zgjedhjet e ardhshme në qershor 2017, në rast se do të rritet me të paktën 50 mije vota në krahasim më 2013, shkon mbi 20 mandate deputetësh.

Me PS në koalicion mandatet e LSI janë më të shumta. Pra me votat e 2013 kemi 16 mandate, me votat e 2015 kemi 25-26 mandate me mesatarizim dhe një rritje normale sipas trendit të vazhdueshëm të LSI-së mund të kemi mbi 20 mandate në 2017.

Në rast se LSI, del e vetme në koalicion mandatet zvogelohen me të paktën 20%. LSI në koalicion me disa parti të tjera në rast se ruan trendin e votave të anlizuara më lart ka një ulje të mandateve të saj. E vetme me votat e 2015, LSI nuk i siguron sot më shumë se 18 mandate duke humbur 7-8 mandate deputetësh, por kjo shifër është pa llogaritur çfarë votash mund ti vijnë nga aleatët që mund të ketë kjo forcë në koalicion e saj.

Dalja e vetme i ul numrin e mandateve LSI-së, por e nxjer Ilir Metën në një lojë direkte për kryeministër. Meta në rast se ruan votat e 2013 dhe ka një trend rritës elektoral me disa aleatë të rinj si Blushi, Topi, Bojaxhi etj. mund të shkojë në rreth 400 mijë vota duke pasur afërsisht 25-28% të totalit të votave.

Zgjedhjet janë afër dhe pak kope mbetet deri në përfundimin e llogarive dhe pozicioneve për të cilat Ilir Meta ka treguar se di ti zgjidhë dhe zgjedhë mjaft mirë./Citynews

Lajmet e fundit nga