Connect with Us

Berisha ne Top Story/ Flet për themelimin e PD, Azemin, 21 janarin, PD-në dhe Lulzim Bashën

Aktualitet

Berisha ne Top Story/ Flet për themelimin e PD, Azemin, 21 janarin, PD-në dhe Lulzim Bashën

Publikuar

-

Intervista e qershorit 2013 në Top Story, ishte e fundit për të si Kryeministër i vendit dhe si kryetari i Partisë Demokratike. Kur kanë kaluar më shumë se tre vite dhe në përvjetorin e 26-të të Partisë Demokratike, Sali Berisha u rikthye përballë Sokol Ballës për të folur për lëvizjen e Dhjetorit, reformën në drejtësi, Vettingun dhe të tjera çështje ku ka qenë protagonisti kryesor.

21 Janari

Berisha foli për 21 Janarin, katër viktimat e tij dhe ngjarjet që pasuan atë.

“Kam shprehur dhimbje dhe keqardhje për ata njerëz, por institucioni nuk dorëzohej nga Sali Berisha. Ishte zgjedhje e gabuar nga Edi Rama. Ishte jashtë diskutimit që unë të lëshoja zyrën time. Kam shprehur dhimbjen më të madhe për viktimat, por as 1, as 3, as 300 nuk do të pushtonin zyrën time”, tha ai.

Ish-Kryeministri tha se asnjëherë nuk ka parë kundërshtarët e tij politikë si armiq. Për të ka patur vetëm një armik.

“Në politikë në 26 vite kam konsideruar një armik të egër dhe asnjë tjetër dhe ai ka qenë Sllobodan Milloshevic. Nuk isha i sigurtë nëse të tjerët ndajnë këtë mendim. Pashë më 21 Janar Ramën që ushqente urrejtje dhe armiqësi sa donte të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës time dhe ndjeva keqardhje që ka mbartës të një diversiteti armiqësor. Unë pavarësisht nga qëndrimet e tij, në publicistikën e tij kishte edhe qëndrime shumë të drejta. Armik e kam shumë të vështirë të konceptoj kundërshtarin”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi pasardhësin e tij se më 21 Janar u soll si armik.

“Qëndrimi i tij më 21 Janar ka shënuar një pikë kthese në qëndrimin e jetës time sepse nuk e kisha konceptuar kurrë si armik. Ai u soll si armik më 21 janar”, u shpreh ai.

Berisha nuk e quajti sulm ndaj kryeministrisë 14 Shtatorin.

“Atë se ka sulmuar kurrë Sali Berisha. S’e sulmoj dhe nuk e sulmoj ndonjëherë unë. 14 Shtatori ishte një ngjarje që jo ne, por ministrat e Jashtëm të BE-së thanë që vendi ishte në prag të luftës civile. Ishte një zemërim i pakontrolluar i njerëzve. U kam kërkuar që të largohen me çdo kusht dhe kundërshtarët e mi e pohojnë këtë”, vijoi ai.

Azem Hajdari

Berisha u pyet në lidhje me akuzat e ish-truprojës së tij, Izet Haxhisë, që thotë se ish-Kryeministri është përgjegjës dhe i përfshirë në ngjarjet që vranë Azem Hajdarin.

“Ky është njëri nga vrasësit e akuzuar nga Sali Berisha. Ka një dëshmi të dorëzuar tek prokurori ndërkombëtar dhe prokurorit të vendit, që e dorëzoi menjëherë në media. Ambasadori amerikan ja dha prokurores norvegjeze dhe një tjetër Arben Rakipit. Ai e nxorri në treg dhe bëri gjithcka për ta sabotuar. Por prokurorja norvegjeze bëri të kundërtën. Vëllai i tij qëndroi dhe vuajti dënimin, u tregua burrë, ndërsa ky ja mbathi. Edi Rama nuk ja çon dosjen në Strasburg për të bërë pikërisht këto deklarata që bën”, u shpreh ai.

Por a ka Berisha një peng të pathënë për Azem Hajdarin.

“Në marrëdhëniet që kemi patur është ndarë nga jeta dhe Sali Berisha me ndjenjat më miqësore dhe më njerëzore që kishte kush. Por Azemi ishte vullkan. Nëse dikush e merrte ndryshe nuk e njihte. Ishte një kafshë politike në kuptimin e mirë. Një njeri me instikte politike të jashtëzakonshme dhe në këtë mes kundërshtitë ishin normale, por asnjëherë me mbetje prapa apo akumulim. Ai udhëhoqi Komisionin e Sigurisë Kombëtare që e dëshi vetë dhe në dijeninë time nuk ka patur dëshirë për të qenë anëtar në kabinet dhe vetë zgjodhi komisionin e sigurisë”, deklaroi ish-Kryeministri.

Frikë nga hetimi?

Sali Berisha ka pranuar të dëshmojë, ka dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit para prokurorve të huaj, ndërsa iu shmang hetimit për ngjarjet e Tropojës. A ka frikë ai nga hetimi?

“Asnjëherë! Unë dëshminë time për vrasjen e Azemit e kam bërë me vullnet të plotë. Nuk ja kam bërë Arben Rakipit. Ai ishte avokati i krimit në atë kohë. Dëshmia ime dhënë ambasadorit amerikan që ai e dorëzoi tek prokurorja ishte këmbëngulja jonë hetimi ndërkombëtar dhe ata erdhën dhe dënuan disa prej atyre. Të tjerët i eleminuan nga dosja. Vrasësit direkt të Azemit morën ndëshkim, organizatorët nuk ishte në dorën tonë. Unë dhashë të gjithë dhe dija jo pak“, u përgjigj ai.

Reforma në drejtësi dhe Vettingu

“Partia Demokratike ka dhënë kontribut historik në këtë reformë. Kjo reformë arriti standardet ndërkombëtare falë PD. Nuk u rrëzuan draftet e PD në Venecia. Atje u rrëzuan projektet e PS dhe atyre që mbështeten PS“, thotë ai.

Por cilët janë mbështetësit e PS?

“Dihen! Nuk ka nevojë! Ata që vunë vulën, firmën. Dihet kush janë. Ekspertët tanë dërguan atje edhe mendime. Po të lexosh nenet e saj i jep 100 përqind të drejtë PD. Parimi kryesor, juristët mund të kapin dhe i kanë pasion detajet. Parimi që u ankuam ishte që ky ligj të bëhet nga trupa kushtetues e zgjedhur dhe jo nga institucionet mafioze të një qeverie që është për mua organizatë kriminale. Përsa i përket përfshirjes së organeve në kontrollin e ekzekutivit, tregon që pavarësisht përfshirjes së institucioneve në procesin e investigimir dhe në kërkimin fillestar të provave, është me komisionin e pavarur dhe dhomën e apelit që kanë fuqinë të verfikojnë për vetë provat“, thotë Berisha.

Sipas Berishës është Partia Demokratike që ka përcaktuar kusht bashkëpunimin dhe dërgimin e materialeve në Venecia. Ai vetë thotë se pret që Gjykata Kushtetuese të zbatojë rekomandimin e Venecias.

LEXO EDHE:  Nano akuza bombë/ Berisha u mor personalisht me burgosjen time, u kthye në kafshë politike

“Venecia thotë që gjykata duhet të përcaktojë nëse trupi kushtetues ka fuqi të plotë për të kontrolluar të gjitha institucionet e qeverisë. Ne presim që gjykata të zbatojë rekomandimin e Venecias”, tha ai.

Deklaratat e Ramiz Alisë

Berisha thotë se nuk është dërguar nga diktatori i fundit komunist për t’u takuar me studentët e lëvizjes, por është takuar vetë me ta.

“Në 1990 në një seri shkrimesh dhe qëndrimesh kisha paraqitur një platformë që fillonte me lirinë e mendimit, me daljen nga izolimi, luftën kundër censurës, vazhdonte me kërkesën për heqjen e nenit të Kushtetutës që bënte Partinë e Punës forcë hegjemone dhe kjo ishte kërkesa më radikale. Isha i qartë se ç’ishte pluralizmi burokratik dhe ai politik. Ramiz Alia e kuptoi këtë. Nëse me atë nen mund të krijoje 30 parti, ato mbeteshin si shoqata qeveritare pa asnjë vlerë. Unë kisha marrë një vendim shumë kohë para kësaj. Unë kisha qenë në mëngjes tek studentët dhe jam i pari bashkë me Kujtim Çashkun dhe Besnik Mustafën që sapo morëm vesh u nisëm dhe dolëm në ballë të demostratës së studentëve që për hir të së vërtetës kishim edhe qytetarë të tjerë. Studentët u rrahën. Pasi u rrahën u shpërndanë, ajo që më impresionoi ishte që guxuan dhe dolën prap në mëngjes, ishte lajmi më i jashtëzakonshëm. Studentët e kishin pluralizmin, por kishin një organizatë rinie. Të themi të vërtetën ajo ishte një lëvizje e bijve kundër etërve. Në universitet në 200 studentë, një mund të ishte i persekutuar. Edhe uën e kisha familjen mbështetëse të luftë çlirimtare”, thotë ai.

Ish-kryeministri rrëfeu edhe ato që tha në mbledhjen e komitetit të partisë.

“Në komitetin e partisë u them që nëse nuk plotësohen kërkesat e studentëve vendi shkon në luftë civile. Fola me Ramiz Alinë dhe i thashë që duhen të merren parasysh kërkesat e studentëve. Ramizi pranoi se do të jepte urdhër pët të liruar të gjithë studentët, ndërsa kur shkova në Qytetin Studenti, studentët po përgatiteshin për të zbritur poshtë. Aty i thashë Azemit që kjo nuk mund të ndodhë pasi Qyteti Studenti ishte rrethuar nga ushtarë të shumtë dhe ishte natë’, thotë ai.

Shërbimet sekrete

Berisha pranoi që shërbimet sekrete të ngritura pas rënies së diktaturës kanë shkelur ligjin, ndërsa rrëzoi kritikat për shkelje të lirisë së medias.

“Shërbimet sekrete të krijuara në vitin 1992 u krijuan pasi me një dekret të veçantë u shkri policia sekrete e Enver Hoxhës. Ata që u angazhuan ishin njerëzit më pa përvojë. Në tërësinë e tyre iu përmbajtën parimeve, por edhe bënë shkelje ligjore të papranueshme. Ata u përballën me një propagandë të egër të sigurimit të shtetit, që luftonte kundër tyre duke bashkëpunuar me shërbime të tjera. Sa u përket mediave, mendoj që si një shoqëri që vinte e izoluar, i duhej një kohë për të dalë në një liri të plotë mendimi. Si president bëra një ligj që mbronte mediat, i përkthyer nga një fondacion gjerman dhe u kritikua nga mediat në Shqipëri saqë unë e pashë që u nisa për ti bërë një shërbim dhe mora një efekt të kundër. Pas kësaj, mediat kërkuan shumë ligjin, por në 2004 bëra një ligj të pashkruajtur, asnjë padi nga administrata. Ka ndodhur vetëm 3 herë”, deklaroi ai.

Berisha njohu si probleme më të mëdha piramidat dhe Gërdecin.

“26 vite nuk ishin pa probleme, kanë qenë piramidat një problem shumë madhor për të cilat unë dhe PD morëm përgjegjësinë. Gërdeci është njohur dhe nuk është e vërtetë që nuk është njohur. Dha dorëheqjen ministri dhe janë marrë masa të shkallës më të fuqishme deri tek shpallja krim shtetëror të paqëllimshëm. E vërtat është që nëse vlerësoheshim nga standardet, ato bënë të mundur anëtarësimin në KiE, në NATO”, u shpreh ai.

Kanabisi

Berisha thotë se hashashi duhet të ndalet plotësisht, ndërsa tha se Lazarati nuk u tolerua, por u ndërhy përmes formave të tjera, jo me forcë.

“Në Lazarat në ndërhymë, por jo me forcë. Ne ndërhymë me forma të tjera. Vendosëm moratoriumin dhe premë ujin për vaditje në Lazarat”, deklaroi ai.

“Revolucioni Trump dhe Lulzim Basha”

“Zoti Basha është udhëheqësi fuqiplotë i PD. Në mënyrë absolute, çdo njeri që mendon se Sali Berisha po përpiqet për një rikthim mendon një marrëzi. Unë kam një fatkeqësi që është kompleksi Berisha i Edi Ramës. Këtë nuk e zgjidh dot unë. Kjo do të zgjidhet shumë shpejt, ikën Edi Rama dhe ikën edhe kompleksi. Është një revolucion botëror”, thotë ai.

“Trump dhe Brexit janë lëvizje, Matteo Renzi u godit nga kjo lëvizje. Problemi është që Edi Rama është një flluskë në këtë lëvizje. Do ikë patjetër. PS nuk i shqitet, por është i pashpresë. Kjo lëvizje është goditja e fundit e së majtës botërore, që shkon drejt shpërbërjes përfundimtare”, u shpreh Berisha.

“Basha ka vendosur një normë që nuk e ka patur asnjë para tij. Garën dyvjeçare të zgjedhjet së kryetarit. Është një garë demokratike. Fitoi zgjedhjet, do t’i fitojë kur në të ardhmen prapë do të ketë zgjedhje. Ai ka vendosur një mekanizëm 2 vjecar zgjedhjesh që gjykoj unë është i drejtë. Mekanizmin e ka universal dhe me këtë them që fatin e tij nuk e vendosin zgjedhjet, por anëtarësia”, vijoi ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Artan Hoxha zbardh vrasjen/ Xhuvani e kishte shtëpinë 200 metra nga vendi i ngjarjes

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha zbardh vrasjen/ “Pipi” e kishte shtëpinë 200 metra nga vendi i ngjarjes

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku u vra mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani.

Hoxha bëri të ditur se ngjarja ka filluar për shkak të shfaqjen në qytetin e Elbasanit të tre furgonave të dyshimtë me persona që nuk flisnin në dialektin e Elbasanit.

Këto persona kanë ndaluar një militant të PS-së me një makinë tip “Benz ML” pasi kanë dyshuar se ai mund të ketë lista me emra të votuesve, ndërsa theksoi se në të njëjtën kohë është njoftuar edhe policia edhe patronazhistët e PS-së.

“‘Benzi ML’ është mjeti i një militanti të PS-së. Ai është ekspozuar qartësisht që ishte militant i PS-së dhe është ndaluar nga këta persona që lëviznin me furgona. Këta i kanë kërkuar këtij militantit të PS-së, se kanë dyshuar që ky mund të kishte elemenëtë si karta identiteti, lista, etj. Kanë ndaluar dhe kanë bllokuar personin në fjalë. Në këtoi momente janë njoftuar njëkohësisht edhe patronazhistët e PS dhe ndërkohë është njoftuar Policia e Shtetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje pak minuta para se të mbërrinin patrozhonistët. Aty kanë qenë të dy nëndrejtorët e policisë së Elbasanit, dy patrulla të njësisë ‘Shqiponja’”, u shpreh ai në Abc News.

Sipas tij, Pjerin Xhuvani nuk ka qenë në makinën e ndaluar nga personat e dyshimtë, pork a shkuar në vendin e ngjarjes pasi ëhstë sinalizuar për ndalimin e militantit të PS-së.

LEXO EDHE:  Shpërthen Edmond Spaho/ Poezi për drogën, financimet e BE dhe LGBTI

LEXO EDHE:  Nano akuza bombë/ Berisha u mor personalisht me burgosjen time, u kthye në kafshë politike

Gazetari deklaroi se viktima e kishte shtëpinë 200-300 metra larg vendit të ngjarjes.

Në momentin që policia ka ardhur aty dhe ka gjetur këtë situatë, ata dalin nga makina dhe afrohen  në vendin e ngjarjes. Mjeku psikiatër Pjerin, i cili njihet me emrin “Pipi”, nuk ka qenë në atë makinë. Ka ardhur aty se shtëpia e tij është rreth 200 metra larg nga vendi i ngjarjes. Ka ardhur për të ndihmuar personin që ishte ndaluar nga makina.

Janë dy armë deri tani që kanë bërë qitje në vendin e ngjarjes. Aty ka gjetur vdekjen mjeku psikiatër, ish-themelues i LSI-së së Elbasanit dhe mbas përplasjes duhet sqaruar kush e nisi. Situata u tensionua se kishin ardhur tre fugona në qytet dhe grupi tjetër u vu në lëvizje për të parë se kush janë këta person. Aty kanë qëlluar minimalisht dy armë”, theksoi Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha zbardh dinamikën/ Si u dorëzua në zyrën e komandantit të RENEA Arbër Papleka

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha zbardh dinamikën/ Si u dorëzua në zyrën e komandantit të RENEA Arbër Papleka

Gazetari Artan Hoxha, ka zbardhur gjithë dinamikën e dorëzimit në polici, të ish efektivit të RENEA Arbër Papleka, pasi vrau me armë zjarri Pjerin Xhuvanin dhe plagosi katër të tjerë sot në Elbasan.

 “Arbër Papleka ka ardhur nga Elbasani, ka shkuar në repartin e RENA.  Ka shkuar në zyrën e komandantit, pa ditur gjë ai, dhe i ka thënë unë jam filani, kam qëlluar në kushtet e vetëmbrijtjes dhe kam hapur zjarr në këtë situatë. Arma ime është kjo. Arma më rezulton me leje, por nuk duhet të qëndrojë në shtëpi.

Në moment që i ka dhënë versionine  tij të ngjarjes, menjëhrë komandanti ka njoftuar Drejtorinë e Policisë Tiranë. Menjehërë është marrë arma e tij, është prangosur dhe është cuar me pranga në policinë e Tiranës. Pra nuk është arrestuar por është dorëzuar.

Nga zyra e komandantit të RENEA dhe është dorëzuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kjo është ajo që mund të themi mesiguri deri tani.

Ajo që duhet të theksojmë është se sot për këtë klasë politike, katër persona kanë shkuar mish për top.

Këta pas 26 prillit do ulen në një tyrezë, do ulen në Parlament, por ai që ka vdekur sot dhe ka lënë pas fëmijët.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Konfliktet krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri”/ Duka:Të gjithë të garantojmë zgjedhje të lira

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i PAA-së Agron Duka ka reaguar për ngjarjet e fundit gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, secila forcë politike duhet të dënojë çdo tension. Duka u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë mundësi konkurimi dhe jo mundësi konfilikti.

Gjithashtu ai shtoi se këto ngjarje krijojë frikë, pasiguri dhe varfëri në vend.

Mandatet apo fitoret e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë, krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri. Strukturat e garantimit të rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe  efektive në parandalimin e çdo akti apo tendence tensionuese. Çdo kandidat dhe çdo forcë politike në konkurim në 25 Prill, duhet publikisht të dënojë çdo tensionim. 

Të gjithë realisht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo arrihet vetëm duke eleminuar çdo influencë nxitëse dhe çdo keq-përdorim të anëtarëve, mbështetës, simpatizantëve dhe sidomos të çdo individi me cv, para apo tendenca  kriminale, thjesht dhe vetëm për pushtet. Shqiptarët meritojnë një Shqipëri më të mirë dhe jo një Shqipëri të tensionuar dhe të përçarë. Zgjedhjet le të jenë vetëm mundësi konkurimi dhe jo konflikti”, u shpreh Duka. /CNA.al

LEXO TE PLOTE