LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot ekskluzive/Arrestohet një nga bashkepunetoret e Klemet Balilit

11 Dhjetor 2016, 09:08, Aktualitet CNA

Dje në orët e para të mëngjesit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, forcat operacionale Renea dhe FNSH, si dhe strukturat e tjera policore të Komisariateve të Policisë Sarandë e Delvinë, organizuan një operacion për kapjen e shtetasit në kërkim të shtetasit Kelmend Balili, 44 vjeç, banues në Stjar/Sarandë.

Në operacion u janë angazhuar rreth 200 forca policore. Operacioni në zbatim të Urdhrit të Prokurorit të Krimeve të Rënda, për ekzekutimin e Vendimit penal nr.426, datë 09.12.2016, ??Për caktim mase sigurimi?? të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit ??arrest me burg?? për shtetasin Kelmend Balili, i dyshuar për kryerje të veprave penale ??Trafik i Narkotikëve??, ??Krijim i grupit të strukturuar kriminal?? dhe ??Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal??, parashikuar respektivisht nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit Kelmend Balili dhe të disa banesave dhe ambjenteve të tjera ku dyshohej se personi i frekuentonte nuk u bë e mundur gjetja dhe kapja e shtetasit Kelmend Balili. Në kontrollet e kryera në banesat e shtetasve B. B dhe Kelmend Balili janë sekuestruar dy armë gjahu gjysëm automatike (shotgan) dokumentacioni i të cilave është në proces verifikimi nga ana e Komisariatit të Policisë Delvinë.

Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Berti Dosti, 36 vjeç, banues në Stjar të Delvinës, pasi është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip Zastava të kalibrit 7,65 mm në automjetin të markës Volvagen Golf -5 në përdorim të tij. Dosti njhet si një nga bashkëpunetorët kryesore të Klement Balilit./Citynews

Lajmet e fundit nga