LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Pandeli MAJKO/Kanabisi, lirimi i kriminelëve e gjyqtarët biznesmenë po na mbysin

10 Dhjetor 2016, 13:37, Aktualitet CNA

Një senator amerikan në fillimin e viteve 90-të më intrigoi me mënyrën e tij të shpejguarit të ?këndvështrimit? të politikës. Duke nxjerrë gishtin përpara syve ju drejtua sallës së mbushur me politikanë perëndimorë dhe midis të tjerash tha: ? ?Krizat shpesh janë pasojë e moskuptimit të realitetit sa edhe rezultat i komplikimit të së thjeshtës. Gishti që kam përpara syve mund të duket i ndryshëm i parë vetëm nga njëri prej tyre? i majti apo i djathti. Por në fund, ai është po i njëjti gisht!?

Ajo që po ndodh me realitetin në Shqipëri është pak a shumë e njëjta paralele. Me refuzimin e reformës në drejtësi vendi ynë është në një udhëkryq moral zgjedhjesh dhe zgjidhjesh.

Shpallja e ditës së zgjedhjeve të 2017-ës i ngjan më shumë një basti përballë sfidës që reforma e drejtësisë ka vendosur ndaj shoqërisë shqiptare.

Gjykata Kushtetuese është bërë në shumicë pjesë e lojës së politikës. Vetëm kaq do të ishte gjysma e së vërtetës. Veprimet dhe mosveprimet e saj kanë nxjerrë në dukje atë që po bën një pjesë e politikës. Po refuzohet Perëndimi duke përdorur vlerat e tij. Po përdoret respekti i tij për të mbrojtur paturpësinë. Shkurt, vendi ynë është në rrugën e dështimit bazuar në logjikë frike dhe qëllimi për të kontrolluar shtetin.

Ky është një dështim që refuzon Kushtetutën e shkruajtur dhe frymën e saj. Në fund ajo që do të mbesi do të jetë Shqipëria si model i ?kapjes së shtetit?.

Lirimi kriminelëve, mbjellja industriale e hashashit, korrupsioni sistemik i politikës dhe gjyqtarët e prokurorët ?biznesmenë? janë bërë fenomeni shqiptar i cili po fiton terren ndaj frymës së Reformës së Drejtësisë. Pa dashur të nxis pesimizmin janë të qarta thikat që po përgatiten që Reformën ta therrin si ?gjel deti? për festat e fundvitit.

Nuk besoj se opinioni fundor për Ligjin e Vettingut të Komisionit të Venecias do të jetë ai që do të vendosi për Reformën e Dretësisë. Refuzimi i opinionit të i tij rrezikon të kryhet me termin juridik të ?korigjimit?. Ajo do të prodhojë atë që mbetet dhe është e vërteta e e vërtetë. Ai quhet Refuzimi i Perëndimit. Betimet dhe deklarimet janë pa vlerë. Në sytë e perëndimorëve ka që tani lodhje dhe ironi.

Në tavolinën e gjykimit të ?fundit?, Reforma e Drejtësisë është shtrirë për procedurën e turpit. E gjithë bota gri e tranzicionit shqiptar është duke pritur me ankth, më shumë se festat e fundvitit, shmangien e vëmendjes së publikut.

Dikur, senatori amerikan me gishtin lart i drejtohej dikur sallës dhe fliste për tranzicionin postkomunist. Gishti i tij më është i frikshëm sot pasi më kujton pamundësinë e shpejgimit për këtë që po ndodh me vendin ku rrisim fëmijët.

Ashtu si Jezu Krishtin me të cilin njerëzimi shfajëson veten ende sot. Dikur me votë, Krishti humbi përballë rebelit Barabai. E vërteta është se krimi i kryqëzimit mbetet njerëzor. Pendesa megjithatë vazhdon edhe sot. Gëzuar Festat? Pons Pilatë! Sigurisht.

Lajmet e fundit nga