LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E majta shkon e përcarë drejt parlamentareve të 2017

10 Dhjetor 2016, 10:51, Aktualitet CNA

PS në vështirësi, nga njëra anë LSI, nga tjetra partitë e vogla. Pas urdhrit të KQZ se brenda muajit prill partitë duhet të deklarojnë koalicionin në të cilin do të marrin pjesë të majtët duken të përcarë. Partitë e vogla kanë ngelur të pa kënaqura nga shpërndarja e posteve që bëri kreu I qeverisë dhe dështimin e reformës zgjedhore.  Krerët e partive të vogla shprehen se reformën zgjedhore e dështuan me qëllim partitë e mëdha, shkruan gazeta SOT.

?Nuk e kuptoj përse KQZ vendos afate. Atë e përcakton kodi zgjedhor. Është ende herët për të thënë se do jemi apo jo në koalicion me PS?, u shpreh kryetari I demokristianëve zoti Bushati.

Preng Cuni I partisë komuniste akuzoi partitë e mëdha se e dështuan qëllimisht reformën zgjedhore që partitë e vogla të mos fitonin asgjë. Në deklaratën e tij ai shprehu mospjesmarrjen në koalicionin e majtë.

Duket se në krahë të Edi Ramës është PDIU e cila ka marrë disa poste dhe po përgatit terrenin për zgjedhjet e 2017. PSD e Gjinushit mori postin e zëvendës ministrit të energjitikës dhe do jetë pjesë e ASHE.

Problemet për PS nuk kanë të mbaruar pasi LSI ka vendosur kushte të reja duke kërkuar bashkëqeverisje 50 me 50 dhe të pyetet për cdo vendim të marrë.

Me kushtet e LSI dhe me pakënaqësitë e partive të vogla Edi Rama duket se do ketë një koalicion të vogël në zgjedhjet e ardhshme./Citynews

Lajmet e fundit nga