LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Petrit Vasili: Paketë masash për mbrojtjen e “Call Center”

9 Dhjetor 2016, 15:30, Aktualitet CNA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili, priti sot në takim një përfaqësi të kompanive ?Call Center? që operojnë në Shqipëri.

Vasili u shpreh se ky biznes realizon punësim masiv në vendin tonë dhe se ligji italian ka krijuar vështirësi për të ardhmen e ?call center?-ave në vendin tonë.

Kryetari i Grupit Parlament bëri thirrje që të ndërhyhet shpejt dhe konkretisht nëpërmjet një paketë masash për mbrojtjen e këtij biznesi.

?Takimi ishte shumë i dobishëm. Ky biznes realizon punësim masiv në vendin tonë. Aktualisht, janë mijëra të rinj të punësuar në kompanitë ?call center?. Ligji italian ka krijuar vështirësi për të ardhmen e ?call center?-ave. Duhet të ndërhyhet shpejt dhe konkretisht. Është e nevojshme një paketë masash. Lehtësirat janë jetike për mbrojtjen e këtij biznesi?, – u shpreh z. Petrit Vasili në lidhje me takimin./Citynews

Lajmet e fundit nga