LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i Legalistëve: Duan t’i zhdukin nga skena politike partitë e vogla

9 Dhjetor 2016, 09:37, Aktualitet CNA

Kryetari Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, deklaron se dy forcat e mëdha politike në vend po bëjnë çdo përpjekje për të zhdukur nga skena politike partitë e vogla dhe zvarritja e reformës zgjedhore tregon pikërisht këtë fakt. Gjana hedh dyshime se PS dhe PD mund të jenë dakordësuar për këtë, pasi partitë e vogla u prishin punë në zona të ndryshme. ?Dështimi lidhet drejtpërdrejt me mungesën e vullnetit. Reforma zgjedhore është thelbësore dhe pikënisje e proceseve zgjedhore, por dy forcat e mëdha politike qëllimisht e kanë zvarritur atë. Arsyeja pse e bëjnë këtë është e qartë. Atyre nuk u intereson që në skenë të jenë partitë e vogla dhe duan që këto parti t?i zhdukin nga skena politike, pasi u prishin planet në zona të ndryshme elektorale?, deklaroi Sulejman Gjana në një prononcim për gazetën ?SOT?. Edhe pse pranon se ata nuk kanë shumë në dorë për t?i bindur partitë kryesore, PS dhe PD për domosdoshmërinë e reformës zgjedhore, Gjana thotë se ata nuk do të ndalin për asnjë moment përpjekjet e tyre në këtë drejtim./Citynews

Lajmet e fundit nga