LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpartallimi i PD-së në Vlorë/ S'ka zgjedhje, Noka shkarkon dhe emëron sipas qejfit

8 Dhjetor 2016, 10:26, Aktualitet CNA

Përplasjet, konfliktet, përçarjet në strukturat e PD-së në Vlorë nuk ndalen. Pas zgjedhjeve në Himarë, dështimit në Novoselë dhe shkarkimeve në grupseksionin 3, incidente të forta kanë ndodhur edhe gjatë zgjedhjeve në grupseksionin nr. 5 në Bashkinë e Vlorës.

Në mënyrë arbitrare dhe abuzive, i deleguari i Lulzim Bashës, Flamur Noka ka shkarkuar disa drejtues seksionesh, pa pasur korum për zgjedhjet, i ka emëruar kryetarët e seksioneve për të shkuar më pas në zgjedhjen e kryetarit të grupseksionit.

Por sërish Noka është gjendur përballë përplasjeve të forta. Akuza ndaj tij personalisht për një proces të manipuluar dhe klientelist në shërbim të përçarjes dhe shkatërrimit përfundimtar të PD-së në Vlorë.

Me një copë letër dhe një firmë Noka shkarkon dhe emëron sipas qejfit. Ai po akuzohet nga demokratët se po çbën të gjitha strukturat në bazë. Rasti i grupseksionit 5 është një nga më flagrantët. Qëllimi i vetëm i Flamur Nokaës ka qenë largimi nga drejtimi i Marin Sulit kryetarit të GS 5. Mbledhje pa korum, struktura të emëruara dhe serish Noka përplaset në sallë dhe mbyll zgjedhjet e këtij grupseksioni. Më shumë sesa zgjedhje në degën e Vlorës po zhvillohet një betejë brenda PD. Një i deleguar që po shpartallon strukturat dhe historikun e PD-së.

Lulzim Basha flet për hapje dhe ribashkim, në Vlore po ndodh shpartallim.

E njëta situatë është edhe në Bashkinë e Selenicës, Citynews do sjellë në vazhdim informacionë të tjera ekskluzive nga Vlora dhe Selenica./Cityews

Lajmet e fundit nga