LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/FRPD sot ishte lajmi

8 Dhjetor 2016, 11:40, Aktualitet CNA

Të rinjtë demokratë zgjodhën 8 dhjetorin për të protestuar kundër qeverisë. Atë që nuk po e bën PD prej shumë kohësh e bëri rinia e kësaj force politike.

Qindra të rinj u shpërndanë në disa protesta, më pas u bashkuan përpara kryeministrisë. Një protestë paqësore, qytetare që tregoi se ka ende shpresë jo vetëm për PD por edhe për politikën shqiptare. Ndoshta duken pak por ata sot ishin lajmi. Nuk ka rëndësi numri I tyre, 1 mijë apo 3 mijë. Mediat ishin sot në transmetim direct me ta.

Ata të rinj sot treguan se vendi ka ende shpresë, sepse ka një tjetër brez që ka kurajo të protestojë përballë kundërshtarit politik, në një ditë simbol për historinë e Shqipërisë.

Të rinjtë demokratë treguan edhe diçka tjetër. Jetojmë në 2016, jemi ende vend i varfër, por demokracia ka hedhur jo pak hapa. Të pëlqen ose jo kundërshtari, atë nuk e zgjedh dot. Do apo nuk do ai, demokracia do ecë, ndoshta me hapa të ngadaltë por shpresa për të ardhmen e vendit eshte e garantuar sepse eshte vetë rinia. Janë të rinjtë e FRPD, të FRESSH, të shoqërisë civile apo aktivistë neo marksistë sa më shumë lajme reagimi dhe protestash të prodhojnë më e mirë do jetë e ardhmja e tyre./Citynews

Lajmet e fundit nga