LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi qytetarin/ Pezullohet nga detyra polici

8 Dhjetor 2016, 17:34, Aktualitet CNA

Një punonjës i Policisë është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se ka plagosur një qytetar.

Burime nga policia bëjnë me dije se inspektori i pezulluar është Gjergji Gjorgji, me detyrë Ndihmës specialist kontrollor në SPKM Pustec.

Ndaj tij, zyra e SHÇBA së Korçës kishte marrë një kallëzim nga shtetasi I.T. për ushtrim dhune psikologjike dhe fizike. Nga veprimet e para hetimore është konkluduar se ka patur një konflikt fizik mes punonjësit të Policisë dhe kallëzuesit, por në momentin e konfliktit punonjësi i policisë nuk ka qenë në detyrë apo shërbim.

Konflikti fizik dyshohet se është provokuar nga motive të dobëta. Materialet me veprimet e para hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, e cila ka regjistruar procedimin për veprën penale: ?Plagosje e lehtë me dashje.

Lajmet e fundit nga