Connect with Us

Fatos Klosi: Ja pse erdhi shefi i CIA-s në Tiranë

Aktualitet

Fatos Klosi: Ja pse erdhi shefi i CIA-s në Tiranë

Publikuar

-

Vizita e papritur e drejtorit të CIA-s, John Brennan, në Tiranë, ka shkaktuar shumë hamendësime.

Ambasada Amerikane në Tiranë, në një njoftim të shkurtër zyrtar u shpreh se: “Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh, përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe”.

Por spekulimet për këtë vizitë janë të shumta: Nga arrestimet e mundshme, tek ndikimi rus.

“Në gjykimin tim diskutimet janë në frymën e re që po përhapet në Ballkan dhe më gjerë të rolit të Rusisë. Ka një situatë jo normale në Europë dhe Ballkan për sa i përket ndërhyrjes nga Rusia, që po kërkon për interes të saj shtrirjen më të gjerë, jo më me ndikim tradicional si në kohën komuniste, por në aspektin politik dhe ekonomik” -thotë Klosi për Mapo, duke shtuar se qëllimi kryesor i saj mbetet ndikimi në Mesdhe dhe Ballkani është porta e parë.

LEXO EDHE:  Transportonte klandestinë kundrejt fitimit/ Arrestohet 26-vjeçari, ndalohet dhe bashkëpunëtori i tij

Ish-numri një i shërbimit inteligjent e përjashton mundësinë që kreu i CIA-s të ketë ardhur konkretisht për çështje të terrorizmit ndërkombëtar, veçanërisht atij Islamik, siç është ISIS.

“Për terrorizmin dhe dosje konkrete çështjet janë më shumë teknike dhe në raste të tilla nuk angazhohen nivele të larta të CIA-s. Këmbëngul se në qendër të diskutimeve mes Drejtorit të CIA-s dhe drejtuesve të politikës sonë besoj se lidhet kryesisht ndikimi rus në Ballkan” -komenton Klosi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Publikuar

-

Nga

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Pogradec-Drilon ku ka mbetur i plagosur një person.

Një mjet tip “Benz” i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.



Për pasojë është plagosur pasagjeri i këtij automjeti. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Paralajmërimi i Boris Johnson: Vala e dytë e COVID-19 është duke ardhur!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe “tani po sheh një valë të dytë” të koronavirusit.

Kryeministri ka paralajmëruar se masa më të rrepta të distancimit social mund të implimentohen nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.



“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta izolimi, por kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.-deklaroi Johnson
Në 24 orët e fundit në Britani u regjistruan 4322 raste të reja me koronavirus duke ccuar numrin e të infektuarve në 388.412. Ndërkohë numri i viktimave në Britani që nga fillimi i pandemisë është 41.821./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndihen lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe në Durrës.

Bëhet me dije se magnituda ishte 2.9 ballë e shkallës rihter, dhe epiqendra ishte 25 km nga Durrësi.



Lëkundjet zgjatën për disa sekonda.

LEXO TE PLOTE