LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Bledi Mane/ KUSH NJEH NDONJË SHQIPTAR TË LUMTUR?

6 Dhjetor 2016, 16:41, Aktualitet CNA

Nga Bledi Mane-Public Enemy
fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
Eshte nje republike parlamentare qe shtrihet dembele mes Lindjes dhe Perendimit. Lag dy kembet ne ujin me kripe te dy deteve, koken e ka ne forme te cuditshme sepse e mbeshtet mbi male te thepisura, mushkerite i ka cope-cope porsi pyjet e prera, ushqehet me intriga e llogje, dehet me raki sheqeri, argetohet me lloto e bixhoz, qan nga gezimi kur i lind djalle, turfullon nga turpi kur lind vajze, ka 365 te shara e mallkime per çdo dite, kur marton djalin qit pushke, kur i lind nusja e djalit qit pushke, kur i shajne familjen qit pushke, qit pushke kur shkon te vjedhe, me pushke e ruan hashashin e mbjelle, kur mer vesh qe hashashin e mbjelle ia tymos edhe femija mallkon qeverine, shan opoziten kur opozita shan qeverine, mban rradhe per te votuar i pari, ka tre tesera partie ne xhep, sa del nga xhamia futet ne kishë, ka nje gojë dhe dy veshë por mban tre celularë, kercenon ne facebook edhe grekun edhe serbin, mburret qe eshte race arjane superiore, ka shi dhe borë por ujin me orar, ka liqene dhe lumenj por dushi nuk i rrjedh uje, rreh gruan sa here mundet Interi, mban dy dashnore me leke pavaresisht se ka dy vjet pa e prekur penisin e tij ngaqe barku i ka kercyer si bol, nuk lidh rripin e sigurimit kur nget makinen se e shajne per sumqim, vdes te duket kur kendon Sinan Hoxha dhe e mbulon me leke, merr kredi per shkollimin e femijeve pavaresisht se i ka menderisht dembele, mban gjithe dynjane neper goje dhe kur dynjaja fillon ta mbaje ne goje hedh si fillim gruan nga dritarja, vret dhe femijet e ne fund si frikacak kronik vret dhe veten…

Lajmet e fundit nga