LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta, babai me 40 hajdutë

6 Dhjetor 2016, 13:51, Aktualitet CNA

Një debat i fortë po shfaqet në kampet e mazhorancës. Deputeti socialist, Erion Braçe ka kërkuar publikisht arrestimin e drejtorëve të LSI-së. Nga ana tjetër njerëzit e Metës sulmojnë sistematikisht ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, atë të Shëndetësisë Ilir Beqan dhe ministrin e Energjitikës Damian Gjiknurin.

Dy kampet, po bërtasin në publik për hajdutë dhe korrupsion, po kërkojnë arrestime në luftën e tyre brenda llojit në mazhorancë.

Për të kuptuar se çfarë po ndodh realisht nuk kërkon ndonjë analizë. Gjithçka duket të jetë publike. Hajdutët e LSI-së sulmojnë njerëzit e PS-së. Kjo nuk do të thotë se ?Rilindja? dhe PS nuk ka hajdutë sepse nga të dyja palët janë të shumtë, por le të merremi me ?bandën? e hajdutëve të Ilir Metës.

Ata janë më profesionistët dhe më të strukturuarit. Fillojnë nga baza e deri në qendër. Janë 40 hajdutët e Ali Babait. Ndoshta në LSI janë 400, 4 mijë apo 40 mijë.  Nga specialisti më i thjeshtë, drejtori më i rëndomtë, tek deputetë, ministrat dhe për të shkuar tek Ilir Babai.

Ilir Babai ka një ndryshim nga Ali Babai, megjithëse ata i bashkon vjedhja dhe çeta e tyre e hajdutëve. Vjedhja që i bëhet popullit shkon nga baza në qendër dhe më pas Iliri e përdor për ta blerë bazën.

Pra, Iliri vjedh popullin për të blerë popullin që më pas ta përdorë për ta rivjedhur. Në të gjithë këtë llogari, vjedhje-blerje-vjedhje, ka më shumë vjedhje se sa blerje.

Këto vjedhje i dalin Ilir Babait, hajdutëve të tij që nuk fillojnë me ?Rilindjen?, por nisin në kohën e Ilir Metës kryeministër, vazhdojnë në kohën e Berishës dhe ende nuk janë mbyllur por thjesht dhe vetëm janë forcuar sot në kohën e ?Rilindjes?.

Ilir Babai dhe hajdutët e tij, fatkeqësisht shtohen e shtohen. Ata nuk janë problemi, Ilir Babai përpara drejtësisë do ta shpartallonte këtë çetë hajdutësh që është kthyer në batalion apo brigadë korrupsioni. /citynwes

Lajmet e fundit nga