Connect with Us

Erjon Braçe akuzon Dukën: Ka vendosur fituesin e kampionatit!

Aktualitet

Erjon Braçe akuzon Dukën: Ka vendosur fituesin e kampionatit!

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka akuzuar sërish hapur kreun e FSHF-së Armand Duka. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Braçe akuzon FSHF-në se është vënë e gjitha në dispozicion të Skëndërbeut që të dalë sërish kampion.  Braçe ka marrë shkas për arbitrimin skandaloz që u bë në ndeshjen e sotme mes Partizanit dhe Kukësit ku gjyqtari i takimit i anuloi një gol të rregullt Partizanit.

 Postimi i plotë i Erjon Braçes

“AI” KA VENDOSUR SERISH;
KUSH NUK DUHET TE FITOJE KAMPIONATIN,
KUSH DUHET TE “GAROJE” PER KAMPIONATIN-MBASE DERI NE JAVEN E FUNDIT, FILM I PARE,
KUSH DUHET TE DALE NGA SUPERLIGA,
KUSH DUHET TE HYJE NE SUPERLIGE!

Farsa po merr trajte, ndeshje pas ndeshjeje!

Poooo e vertete;
Partizanit sot i munguan golat e Bardhit, Viles, Ibraimit, Trashit, Ekubanit,
madje i munguan edhe golat e Alban Hoxhes-analize kjo e bere nga ish kapiteni i Skenderbeut, ish kapiteni i Tiranes, per ndeshjen e sotme te Partizanit.

Por,
NE REZULTATIN E MESIPERM,
MUNGON VETEM NJE GOL-GOLI I EKUBAN,
I RREGULLT PA ASNJE DYSHIM POR I ANULLUAR ME QETESI,
KOPETENCE, AUTORITET DHE
SIPAS PLANIT NGA ARBITRI LORENC JEMINI!

Kjo eshte e verteta dhe e verteta flet per farse!

Nje farse qe po konsumohet jave pas jave dhe,
denon vetem Partizanin.
Kerkend tjeter!

Ne 13 jave,
Partizani nuk ka marre nje penallti te vetme, nje te tille.
Per te kuptuar farsen, merrni penalltine e fundit te SKENDERBEUT,
kete te fundit fare ne Shkoder dhe krahasojeni me te pakten dy te tilla sot,
vetem sot, ne pak minuta.
Dallimi eshte i madh dhe ne dem te Partizanit!

Analistet e FSHF,
po i cudit shume fakti qe Skenderbeu ka shenuar vec 13 gola ne 14 ndeshje dhe eshte ne krye!
Por habia e tyre e ka nje pergjigje:
ndalimin e kujtdo te fitoje kur le pike Skenderbeu;
analizoini ndeshjet dhe do shihni qe e verteta eshte keshtu dhe tregon farsen.

LEXO EDHE:  Rikthimi i opozitës në Kuvend/ Braçe zbulon arsyen

Analistet e FSHF,
po i cudit fakti qe Kuksi nuk ka asnje humbje, i njohin meriten per kete.
Po edhe une po ja njoh meriten,
por sot me ate gol nuk do ishte keshtu,
do ishte i humbur dhe i mundur per here te pare.
Edhe kjo eshte e vertete.

Deri tani,
FSHF i dogji dy arbitra ne sherbim te FARSES!
I pari qe Jorgji, i pare ne ndeshjet e PARTIZANIT dhe
i sterpare ne ndeshjet e SKENDERBEUT.
I dyti eshte Jemini!
Tu them nje te vertete;
Sapo e pashe sot ne fushe, une e parashikova rezultatin-BARAZIM!
Ma kujtoi secili qe kisha prane ne fund te ndeshjes.

Gara po rrenohet, sic ju kisha thene.
“AI” KA VENDOSUR SERISH;
KUSH NUK DUHET TE FITOJE KAMPIONATIN,
KUSH DUHET TE “GAROJE” PER KAMPIONATIN-MBASE DERI NE JAVEN E FUNDIT, FILM I PARE,
KUSH DUHET TE DALE NGA SUPERLIGA,
KUSH DUHET TE HYJE NE SUPERLIGE!

Bashke me garen,
po largohen njerezit, bashke me ta reklama, financimet, buxhetet, ekonomia e futbollit.

Sepse nuk beson me kush ne kete gare! Ska perse te paguaje per te.
Ky eshte krim!

vo: kujt nga FSHF do marre persiper te thote ndryshe, po i bej apel te me tregoje nje rast sic te sotmit ne dem te Skenderbeut dhe, Kukesit me pas.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video-“Kjo është një mrekulli!”/ Policia tre orë kontroll me radar në aksin Sauk-Teg

Publikuar

-

Nga

Video-“Kjo është një mrekulli!”/ Policia tre orë kontroll me radar në aksin Sauk-Teg

Mbrëmjen që lamë pas Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, ku edhe kanë vëzhguar sërish me radar për të parandaluar aksidentet rrugore.

Ndryshe nga çdo aksion i mëparshëm, për tre orë nuk u evidentua asnjë shpejtësi mbi 100 km/h duke bërë që të mos hiqet asnjë leje drejtimi.

“Live : Në aksin Sauk-Teg.

Me Policinë Rrugore, me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara

Për tre orë asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ PSE NUK DUHET TË ÇUDITET BASHKIM FINO…

LEXO EDHE:  Rikthimi i opozitës në Kuvend/ Braçe zbulon arsyen

Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s’ka më mirë.

Sepse qëllimi jonë s’është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

E kjo është mrekulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vrastare, sonte asnjë e tillë.

Do vijojmë përditë e përnatë, pa asnjë ndërprerje, me të gjitha mjetet logjistike dhe kapacitetet në burime njerëzore që Policia Rrugore ka në dispozicion në të gjithë vendin, që viti 2020 të mbyllet me prioritet të realizuar, “VITI I SIGURISË RRUGORE.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dialogu Serbi-Kosovë/ Vuçiç dhe Hoti “takohen” në distancë

Publikuar

-

Nga

Dialogu Serbi-Kosovë/ Vuçiç dhe Hoti "takohen" në distancë

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), ka publikuar axhendën e plotë të takimit që mbahet këtë të diel mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky video-takim, sipas njoftimit të EEAS, pritet të fillojë në ora 10:00.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian do të rifillojë në Bruksel në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë i Dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten më 16 korrik”, thuhet në njoftim.

Në takim gjithashtu do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

LEXO EDHE:  Braçe: Po s’miratuam reformën, Shqipëria rrezikon të ketë murin më të lartë nga BE/SHBA që pas rënies së diktaturës

LEXO EDHE:  Braçe: Po s’miratuam reformën, Shqipëria rrezikon të ketë murin më të lartë nga BE/SHBA që pas rënies së diktaturës

“Diskutimi të dielën do të zhvillohet nga Brukseli nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina”.

“Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi me fotografi dhe video do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS”, thuhet në fund. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lushnje/ Përfshihet nga flakët punishtja e përpunimit të drurit, dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Lushnje/ Përfshihet nga flakët punishtja e përpunimit të drurit, dyshimet e para

Një punishte e përpunimit të drurit në Lushnje është përfshirë nga flakët në orët e para të nëngjes të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ndërsa në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

LEXO EDHE:  Ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë/ Ndryshime në listën e Rejas

LEXO EDHE:  Rikthimi i opozitës në Kuvend/ Braçe zbulon arsyen

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Në punishte jane djegur arka druri, të cilat përgatiteshin për ambalazhimin e perimeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE