Connect with Us

Dokumenti/Aranit Çela kërkonte të punësohej në administratën e fashizmit

Aktualitet

Dokumenti/Aranit Çela kërkonte të punësohej në administratën e fashizmit

Publikuar

-

Kastriot Dervishi, ka publikuar nje tjeter dokument kete here per ish-prokurorin e diktatures Aranit Çela. Dervishi publikimin e dokumentit e shoqeron me komentin, “Në vitin 1941, Aranit Çela në vend që të merrte armët e të luftonte okupatorin që kish zaptuar vendin, bënte kërkesa për t’u përfshirë në administratën e pushtuesit. Kjo është kërkesa që Aranit Çela i bën Ministrisë së Drejtësisë për të marrë pjesë në konkursin e nënsekretarëve gjyqësorë. Kërkesën e ka shkruar me seriozitet maksimal, madje nuk ka harruar të shënojë as vitin e 19-të fashist. Sipas të dhënave të tjera, nuk rezulton që Çela të jetë shpallur fitues në këtë konkurs. Nëse do kishte fituar, do regjistrohej menjëherë në Partinë Fashiste. Megjithatë, Aranit Çela ia doli të bëhej prokuror e gjykatës, pa pasur pikën e turpit të akuzojë kot më kot si “fashistë” e “tradhtarë” qindra e qindra kundërshtarë të regjimit komunist”./Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dy javë pas zgjedhjeve/ Rama takim me deputetët

Publikuar

-

Nga

Dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët aktual dhe ata të rinjtë që dolën fitues në 25 prill.

Takimi është duke u zhvilluar në Pallatin e Bigradave. Ky është takimi i parë që mban Rama me deputetët e rinj të zgjedhur.

Rama është duke mbajtur fjalën e tij para deputetëve, ku pritet edhe të prezantojë objektivat që ka për mandatin e tretë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E rëndë/ 70-vjeçari i jep fund jetës, bie në kontakt me rrymën elektrike

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme një i moshuar në qytetin e Vlorës i ka dhënë fund jetës së tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarsia” ku shtetasi me iniciale DH.D ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, dyshohet se 70 vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike duke çuar në vetëvrasje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjet gjatë natës makina e vëllait të Eljon Hysës/ Në 2018 u gjet i vrarë dhe i groposur në Nikël

Publikuar

-

Nga

Gjatë natës së kaluar është djegur një automjet tip “Volksëagen” në Krujë, në pronësi të shtetasit S.H.

Mësohet se makina e djegur është e vëllait të Eljon Hysës nga Gjormi, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikës me 14 korrik të vitit 2018. Bëhet me dije se makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës të motrës së tij ku Hysa kishte shkuar për darkë.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit, 6 persona dhe janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash

LEXO EDHE:  “Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë”

LEXO EDHE:  Alimadhi i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Murrizit/ Marrëveshja me Ramën dhe dokumenti që i “mbyll gojën”

‘Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash. Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.’– njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE