LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunoi gruan dhe ngacmoi seksualisht vajzën e tij/ Arrestohet 60 vjeçari

6 Dhjetor 2016, 11:58, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 60 vjeçar pasi ushtronte dhunë ndaj gruas dhe vajzës. Gjithashtu, ai ka kryer veprime të turpshme ndaj kësaj të fundit.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Stefan P., 60 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, dyshohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P., 43 vjeçe, si dhe fëmijës së mitur V. P.

Rreth orës 18:30, duke qenë nën ndikimin e alkoolit, Stefan P., dyshohet se ka kërcënuar me jetë vajzën e tij me anë të një thike dhe ka qenë ndërhyrja e nënës e cila ka parandaluar ngjarjen.

Gjithashtu vajza e mitur, ka deklaruar përpara Oficerëve të Policisë dhe Psikologes se, i ati i saj vazhdimisht kryente veprime të turpshme, duke i treguar organet e tij gjenitale. Për M. P. dhe V. P., iu plotësua urdhëri i menjëhershëm i mbrojtjes.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme”.

Lajmet e fundit nga