LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sërish tritol banesës së policit të Rinasit/ Policia shoqëron 10 persona

5 Dhjetor 2016, 13:07, Aktualitet CNA

Për herë të dytë brenda 10 ditësh policit të Rinasit i është vendosur një sasi tritoli në banesën e tij.

Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (4 dhjetor) rreth orës 21:30 në banesën e tij në Fushë Prezë.

Policia thekson se në oborrin e banesës së shtetasit A. K., 43 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde të dyshuar eksplozivi, ku si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar bordura prej betoni. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Para 10 ditësh, pati një shpërthim në banesën e efektivit të policisë së Rinasit, fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz./ Citynews

Lajmet e fundit nga