LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjigja e mjekut/ A ndikon papunësia në uljen e dëshirës seksuale?

5 Dhjetor 2016, 18:06, Lifestyle CNA

Një burrë ka humbur punën dhe shprehet se gruaja e tij është ftohur në aspektinerotik. Ai pyet nëse ndikon papunësia në uljen e dëshirës seksuale.

Përgjigja e mjekut

Sigurisht që në njëfarë mënyre, ndikon. Femra e ka në natyrën e saj që dëshiron të ndihet e mbrojtur, e përkujdesur dhe të trajtohet mirë. Këto gjëra kanë ndikuar në psikologjinë dhe në gjendjen e saj shpirtërore. Gruaja, pavarësisht nga fakti se sa fiton vetë, do që bashkëshorti i saj të sjellë në familje një sasi të caktuar parash për të siguruar mirëqenie në familje dhe për fëmijët. Papunësia juaj ka bërë që ajo të ndjejë pakënaqësi, të ketë ulje të dëshirës seksuale. Ky është mendimi ynë, parë nga jashtë. Për më tepër, mund ta pyesni edhe drejtpërdrejt bashkëshorten tuaj.

Lajmet e fundit nga