LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarja e rëndë në Korçë/ Babai i viktimës gjeti letër tek dera, "Ngjituni lart"

5 Dhjetor 2016, 07:55, Aktualitet CNA

41-vjeçari Naum Toshi, i cili vri dy fëmijët e tij të mitur dhe më pas veten, e kishte menduar krimin monstruoz. Ai ka lënë një shënim në derën e katit të parë të shtëpisë në të cilin shkruhej “Ngjituni lart”.

Këtë fakt e ka konfirmuar motra e viktimës Lindita Golka. Ajo thekson se i jati i saj ka gjetur letrën në derë dhe menjëherë është ngjitur në kat të dytë, ku ka parë ‘horror’, dy nipërit e tij të mitur dhe djalin të varur.

Motra e tij thotë se Naumi kishte punuar prej vitesh si emigrant në Greqi, ndërsa bashkëshortja e kishte braktisur dy muaj më parë. Ndërkohë policia thekson se bashkëshortja e Naumit ka qenë mbrëmë në shtëpi dhe është larguar përsëri./ Citynews

Lajmet e fundit nga