Connect with Us

Largimi i Renzit dhe gezimi i disave ne Tirane/ Nga Alban Daci

Aktualitet

Largimi i Renzit dhe gezimi i disave ne Tirane/ Nga Alban Daci

Publikuar

-

Mateo Renzi erdhi si outsider ne Politiken Italiane. Ai nuk bente pjese ne asnje elite te trasheguar te politikes italiane, nuk bente pjese as te grupi i democracise kristiane, as tek komuniste e as tek socialistet. Madje, ai i ngjiti shkallet duke i sfiduar te gjithe. Megjithese disa entuziasmohen per largimin e Renzit, Italia qe sonte ka hyre ne nje krize te thelle politike. Renzi edhe e gjeti vendin ne nje situate te veshtire ekonomike dhe politike, ai arriti te bej disa gjera te te rendesishme.
Se pari dhe per here te pare arriti te bashkonte te Majten Italiane. Kjo eshte nje merite e tij edhe pse ai personalisht ka shume ngjashmeri e Ramen, sepse te dy jane te djathte e kane drejtuar filozofi politike te majta.
Se dyti, Renzi i dha nje dimension te ri nderkombetar Italise e sidomos ne raport me Gjermanine ne lidhje me te ardhmen e BE.
Po ashtu Renzi beri hapin e tij te guxinshem per te reformuar Italine apo sistemin politik dhe juridik italian.
Edhe pse ishte e guxinshme reforma kushtetuese, ajo ishte e domosdoshme per te modernizuar sistemin politiko-juridik italian. Megjithate, Italia deshmoi edhe njehere se e ka te veshtire te rinovohet e po ashtu edhe me te veshtire ka stabilitetin politik.
Sic duket, Italia rikthehet ne ciklin e qeverive qe nuk zgjasin me shume se 6 muaj.
Renzi edhe pse i kishte te gjitha mundesite qe te mos dorehiqej, me te dal rezultati i referendumit, ai permes nje konference per shtyp e mbajti fjalen dhe dha doreheqjen. Tashme vendi zyrtarisht ka hyre ne nje krize te rende dhe te rrezikshme politike.
Aktualisht kemi pese yjet qe jane ne nivelet e Partise Demokratike, kemi nje Forza Italia ne limitet historike e po ashtu kemi nje Lega Nord qe nuk perben faktore.
Ndersa PD ka probleme serioze lidershipi si dhe probleme te tjera qe lidhen me unitetin e kesaj force.
BE eshte e shqetesuar per te ardhmen pas Renzi, sepse me realizimin e zgjedhjeve te reja ekziston mundesia reale qe zgjedhjet te fitohen nga Grilo qe mund te marr nisma per daljen e Italise nga Zona Europa dhe po ashtu edhe nga vete BE-ja.
Megjithate, ajo qe me mua me habit eshte fakti se disa politikane ne Shqiperi, kryesisht nga PD gezohen me largimin Renzit dhe bejne krahasimin e tij apo lidhjen e fundit te tij me Ramen.
Kjo eshte gjeja me idioteske qe mund te ndodh vetem nga pseudopolitikane shqiptare.
Se pari, Renzi respektoi fjalen e dhene dhe kulturen e doreheqjes.
Se dyti, eshte shume larg politika shqiptare nga shkolla politike italiane.
Se treti, gezimin e PD te Tiranes e kuptoj, sepse keta i urrejne reformat e rendesishme te modernizmit te sistemit politiko-juridik dhe po e deshmojne cdo dite kete me pengesen qe po i bejne vetingut./ Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmërimi i Metës për policët/ Ironizon Artan Hoxha: Kujdes patriot, je shumë i ri në moshë

Publikuar

-

Nga

“Ore, na luajtët mendsh!”/ Artan Hoxha reagon ashpër: Ju shtrëngoftë zoti në qiell

Presidenti Ilir Meta bëri një paralajmërim të fortë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për gjobën që mori për pjesëmarrjen e në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Meta tha se policët të vënë gjoba sa të duan, por paralajmëroi se nëse prekin qoftë edhe një votë në 25 prill do të përfundojnë në këmbët e qytetarëve më keq se policët e Mubarakut.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha, i cili ironizon Kreun e Shtetit dhe i thotë këtij të fundit të largojë ëndrrat e këqija nga koka.

Interesante deklarata e presidentit, sot në mbrëmje për fatin e “policëve të Mubarakut”…

Vetëm kujdes me referencat patriot, mos u ngatërro si me Salvador Allende. Presidenti kilen, Allende, vrau veten në zyrë gjatë grushtit të shtetit, të organizuar dhe drejtuar nga gjenerali fashist, Augusto Pinoçet..

Kot me pyet, a e dini si përfundoi, presidenti Hosni Mubarak, njeriu më i fuqishëm i Egjiptit për 30 vite me rradhë?!

Pasi u rrëzua me revolucion popullor nga pushteti, gjatë “pranverës Arabe” me 2011-ën, Mubarak, u arrestua dhe përfundoi në burg nga mosha 82-vjeçare deri në moshën 88-vjeçare…

Je ende shumë i ri në moshë, president, largoi nga koka ëndrrat e këqija… Problemi i vërtetë i Egjiptit, nuk ishin “policët e Mubarakut”, por Mubaraku vetë dhe pushteti autokratik i tij…”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Habit Meta/ Maskën nuk e mbaj për të ruajtur veten, por për të dhënë mesazh te qytetarët

Publikuar

-

Nga

Meta e thotë troç/ Zgjedhjet daneze në Shqipëri s’kanë për të ndodhur asnjëherë | CNA.AL

Presidenti Ilir Meta ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për gjobën që mori për pjesëmarrjen e në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Meta e cilësoi veten shembull përgjegjshmërie, ndërsa tregoi në Abc News se maskën nuk e mban për të mbrojtur veten.

Ndonëse të gjithë qytetarët e mbajnë për të mbrojtur veten dhe të tjerët që e rrethojnë, Kreu i Shtetit pranoi që maskën e mban vetëm për të dhënë mesazh të qytetarët.

LEXO EDHE:  Lufta kundër krimit/ Ardi Veliu: Bashkëpunim me Italinë

LEXO EDHE:  Dallgët që kërcënojnë turizmin

Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Dhe kur erdha këtu e patë si erdha. Unë nuk e mbaj maskën për të ruajtur veten, e mbaj maskën për të dhënë një mesazh për qytetarët”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Raporti/ Gazetarja nxjerr shifrat: Brenda dy viteve, 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador

Publikuar

-

Nga

Raporti/ Gazetarja nxjerr shifrat: Brenda dy viteve, 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador

Brenda dy viteve në Ekuador kanë hyrë 1600 shqiptarë. Kështu deklaroi gazetarja Fatjona Mejdini sonte në ‘Opinion’ teksa foli për aktivitetin kriminal të shqiptarëve në këtë shtet.

Duke ju referuar rastit të Adriatik Tresës, i vrarë pak ditë më parë, gazetarja tha se më herët ndaj tij kishte patur një tentativë rrëmbimi.

“Ka patur një tentativë rrëmbimi ndaj tij disa kohë më parë, se nëse dikush rrëmbehet është më e  lehtë për ta vrarë. Pasi policia ka shkuar, ka gjetur 32 mjijë dollarë në cash dhe 70 mijë euro”, tha Mejdini.

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ Rama qesharak dhe deficent i trembur

LEXO EDHE:  Shqipëri që flet me vete apo Shqipëri që flet për vete!

Duke ju referuar një raporti të publikuar, gazetarja tha se mendohet që në harkun kohor 2017-2019 kanë qenë 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador, të favorizuar edhe nga fakti që ky vend nuk ka sistemin e shenjave të gishtave./CNA.al

LEXO TE PLOTE