LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkohej nga drejtësia italiane/ Arrestohet 47-vjeçari

5 Dhjetor 2016, 16:54, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas 47-vjeçar me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Ilir Bardheti  47 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Bardheti, ka qënë i shpallur në kërkim me shkresën Nr.8454KL/1,  datë 19.11.2016, pasi Gjykata e Campobaso në Itali me vendimin penal Nr. 392/00RG-79/2007, datë 21.06.2007 e ka dënuar për veprën penale ?Vjedhje me dhunë?parashikuar në nenin 628 të Kodit Penal Italian.

Policia njofton se maksimumi i dënimit është  10 vjet.

Lajmet e fundit nga