FOTO/ Zbulohet fotoja e babait vrasës në Korçë

5 Dhjetor 2016, 12:22, Aktualitet CNA

Publikohet fotoja e babait i cili vari dy fëmijët e tij të mitur dhe më pas veten e tij. Kjo ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës.

Naum Toshi 41-vjeç vrau në mënyrë makabre dy fëmijët e tij të mitur 4 dhe 6 vjeç duke i varur ata me litar në katin e dytë të banesës së tij.

Burime për Cityneës thanë se 41-vjeçari i cili vari dy fëmijët e tij të mitur e më pas veten e tij, ishte në gjendje të rënduar psikologjike, pas problemeve të vazhdueshme me të shoqen.

Të njejtat burime kanë deklaruar se bashkëshortja e viktimës ikte me muaj nga shtëpia, madje edhe këtë rast ajo nuk ndodhej në shtëpi pasi ishte larguar prej dy javësh./ Citynews

Lajmet e fundit nga