LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëheqja e Renzit/ Blushi: Europa nuk na ndihmon dot nëse nuk ndihmojmë veten

5 Dhjetor 2016, 09:37, Aktualitet CNA

Pas votimit “Jo” të referendumit në Itali, ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, deputeti i LIBRA-s Bend Blushi. Ky i fundit tha se Europa nuk na ndihmon dot nëse nuk ndihmojmë veten, duke theksuar se duhet t’i zgjidhim vetë punët tona.

Postimi i plotë i Blushit në facebook.

REFERENDUMI NË ITALI DHE SHQIPËRIA
Italia dhe Europa do mbeten sërish në pasiguri dhe mjegull. Referendumi për kufizimin e kopetencave kushtetuese të Senatit u rrëzua nga afro 60 për qind te votuesve, duke marrë me vete Qeverinë e Matteo Renzit. Ky kaos politik do ta dobësojë edhe më shumë eurozonën si dhe entuziazmin për zgjerimin e Bashkimit Europian. Ka ardhur koha të mendojmë për ti zgjidhur vetë punët tona. Europa nuk na ndihmon dot nëse nuk ndihmojmë veten. A mund të të ngrohë dielli nesë jeton në bodrum? Natyrisht që jo. Errësira jonë është made in Albania, por pesimizmi ynë është made in Europe. Sa për referendumin e djeshëm në Itali. Rrezultati ishte një votë kundër Qeverisë, megjithatë edhe unë do votoja me kënaqësi që parlamenti i Shqiperisë të kishte vetëm 100 deputetë. Në një sallë me 100 njerëz ka më pak vend për të pashkolluar anonimë dhe banditë se në 140./ Citynews

Lajmet e fundit nga