LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu/ Ekspertët britanikë zbarkojnë në vend për pastrimin e parave dhe evazionin fiskal

4 Dhjetor 2016, 09:10, Aktualitet CNA

Teksa Komisioni i Venecias javën që vjen do të japë opinionin mbi ligjin e vetingut, Bashkimi Evropian ka nisur punën për zbatimin e tij. Mesa duket, sipas gazetës ‘Sot’ politikanët dhe gjyqtarët shumë shpejt do të duhet të japin llogari për aferat që kanë bërë gjatë 25 viteve demokraci.

BE është vënë në lëvizje për pastrimin e gjyqësorit shqiptar. Pezullimi i vetingut nuk ka ndalur BE që të përgatisë terrenin dhe të japë asistencë mbi mënyrën se si do pastrohet gjyqësori.

Në Tiranë kanë mbërritur dy ekspertë britanikë; Jonathan Fisher dhe Anita Clifford, të Qendrës së Krimit Zyrtar, të cilët, në bashkëpunim me Projektin e Avokatëve Ndërkombëtarë, kanë zhvilluar trajnime në Shkollën e Magjistraturës në luftën ndaj pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.

Mësohet se për dy ditë, ata kanë mbledhur prokurë dhe gjyqtarë të spikatur në vend dhe kanë dhënë direktiva se si duhet të bëhet zbulimi i pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe sekuestrimi i parave të pista apo objekteve që janë vënë në mënyrë të jashtëligjshme./ Citynews

Lajmet e fundit nga