LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritja e sigurisë në rrugë/ Arrestohen 3 shoferë në gjendje të dehur

4 Dhjetor 2016, 11:20, Aktualitet CNA

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e elementëve të sigurisë në rrugë specialitët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R,T, 50 vjeç, banues në Tiranë .
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip Benz veturë me targa AA108HK, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në vendin e quajtur ?Ura e Shkumbinit?, u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

– E.Gj, 27 vjeç, banues në Korçë
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip Benz veturë me targa AA 209 OR, në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, në afërsi të fshatit Xhyrë, u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

– E.Xh, 29 vjeç, banues në Tiranë
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin Ford veturë me targa AA649LO, në aksin rrugor Elbasan-Peqin në vendin e quajtur ?Unaza e Peqinit? u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur?./ Citynews

Lajmet e fundit nga