Connect with Us

Hodhi gruan nga kati i katërt/ Autori: E vrava se më denoncoi për dhunë

Aktualitet

Hodhi gruan nga kati i katërt/ Autori: E vrava se më denoncoi për dhunë

Publikuar

-

/

52-vjeçari Ferdinant Ruko, i cili vrau bashkëshorten e tij, Liljana Ruko, mbrëmjen e të shtunës, ka rrëfyer në polici motivin e krimit të rëndë.

Në fillim ai ka thënë se e vrau gruan për xhelozi, por më pas, sipas Klan, ai e ndryshoi version, duke pohuar se shkak për sherrin ishte bërë denoncimi i Liljanës ndaj tij një muaj më parë për ushtrim dhune.

LEXO EDHE:  Vrasja e ish-efektivit në Selitë/ Ndalohet një i dyshuar

Policia e Fierit konfirmoi se një muaj më parë kur sapo ishin kthyer nga Gjermania, ku kishin kërkuar Azil, bashkëshortët Ruko ishin grindur për probleme ekonomike. 52-vjeçari e kishte goditur Liljanën, ndërsa ajo kishte denoncuar në polici. Për këtë arsye, policia i kishte dhënë gruas një urdhër mbrojtjeje. Megjithatë, prej asaj kohë ata vijonin të qëndronin në të njëjtën banesë./ Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Gjermania përsërit përkrahjen për integrimin e Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Gjermania kërkon integrimin sa më shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Mesazhi u përsërit edhe në Tiranë nga ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrman.

Por, a është Berlini zyrtar pro ndarjes së Tiranës dhe Shkupit?

“Kemi marrë sinjale shumë pozitive edhe nga Bullgaria në këtë kontekst dhe do të vazhdojmë të angazhohemi që ne të mund të gjejmë në një moment sa më të afërt të mundshëm edhe zgjidhjen më të përshtatshme”, tha Luhrman.

Për zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, Shqipëria pret që në 6 muajt në vijim të ulet në konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.



“Sot që flasim nuk ka asnjë vend anëtar i BE që të ngre një problematikë me Shqipërinë që ta pengojë në hapjen formale të negociatave”, u shpreh Ahmetaj.

LEXO EDHE:  Ekzekutoi prindërit/ Prokuroria kërkon burg përjetë për Metallarin

LEXO EDHE:  Vrasja e Bashaliut në Peqin/ Zbardhen detaje të reja, para ekzekutimit u kërcënua

Luhrman u shpreh se procesi i Berlinit mbetet prioritet i qeverisë së re gjermane.

“Ne përshëndesim angazhimin për bashkëpunimin rajonal mes kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe e kuptojmë mjaft mirë dëshirën e tyre për të bërë para në këtë proces. Këtu është e qartë që rruga duhet të ndjek kursin e bashkëpunimit të të 6 vendeve dhe që procesi duhet të vazhdojë të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjithë”, tha ministrja gjermane.

Ajo vuri theksin edhe te reformat që po kryen Shqipëria për të luftuar korrupsionin dhe bëri thirrje për vijim e tyre pasi në të kundërt hapat pas do e dëmtonin vendin./euronews

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

‘Sot Bashën e bënë kim me vezë!’/ Ironia e analistit: Servireni mbi një pjatë

Publikuar

-

Nga

Analisti Ylli Dylgjeri ka ironizuar me kryetarin e shkarkuar Lulzim Basha i cili u qëllua sot me vezë nga të rinjtë e FRPD.

Basha ka qenë duke shkuar në një takim me gratë demokrate, por të rinjtë i kanë dalë para dhe i kanë bllokuar rrugën.

Dylgjeri shkruan se sot Bashën e bënë kim me vezë, ndërsa ka shkruar dhe recetën e gatimit.

LEXO EDHE:  “Po justifikohet një kriminel”/ Thirrja e fortë e gazetarit: Ai është vrasës gjakftohtë

LEXO EDHE:  Vrasja e ish-efektivit në Selitë/ Ndalohet një i dyshuar

“Sot Bashën e bënë

Kim me vezë!

Receta e gatimit:

10 vezë

1 racion Bashë e grirë



1 lugë gjalp

1 luge kafe kripe

1/2 djathe dhije

10 fije majdanoz

Perzjeini bashke dhe verini mbi Range Rover të ziejnë mbi motor 10 min.

Ne fund servirini mbi nje pjate: Kim me veze.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë/ Blinken bisedë telefonike me Lavrov, zbardhen detaje

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë të mërkurën Ukrainën. Vizita vjen në një kohë kur bisedimet e javës së kaluar me Moskën kanë arritur në një ngërç, si dhe mes shqetësimeve të Uashingtonit, se Rusia po përgatitet të sulmojë Ukrainën.

Departamenti i Shtetit njoftoi sot se kryediplomati amerikan do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Ndërkohë Sekretari Blinken zhvilloi një bisedë telefonike sot me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov. Në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhej se zoti Blinken theksoi rëndësinë e vazhdimit të një rruge diplomatike për të ulur tensionet lidhur me shtimin e pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën.

Sekretari Blinken përsëriti angazhimin e palëkundur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nënvizoi se çdo diskutim lidhur me sigurinë evropiane duhet të përfshijë aleatët e NATO-s dhe partnerët evropianë, përfshirë Ukrainën.

Pas vizitës në Kiev zoti Blinken do të udhëtojë drejt Berlinit për një takim me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, që do të pasohet nga një takim i Katërshes Transatlantike, një format që përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.



LEXO EDHE:  Vrasja e ish-efektivit në Selitë/ Ndalohet një i dyshuar

LEXO EDHE:  Fier/ Krim brenda familjes, burri vret gruan 60-vjeçare

Zoti Blinken do të: “diskutojë angazhimet e fundit diplomatike me Rusinë dhe përpjekjet e përbashkëta për të penguar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës, duke përfshirë gatishmërinë e aleatëve dhe partnerëve për të vendosur sanksine të ashpra me kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë”, thuhej në deklaratë e DASH-it.

Ndërkohë të hënën një delegacion ligjvënësish amerikanë vizitoi Kievin, dëshmi e mbështetjes për Ukrainën.

Senatorja demokrate Amy Klobuchar, i tha Shërbimit Ukrainas të Zërit të Amerikës, se pjesë e delegacionit janë demokratë dhe republikanë me pikëpamje shumë të ndryshme politike, por që mbështesin Ukrainën. Ajo tha se nëse Vladimir Putin bën një zgjedhje të pabesë dhe antidemokratike, duke sulmuar Ukraninën, do të përballet me sanksione të ashpra e të menjëhershme.

Nga ana e tij Senatori republikan Kevin Cramer tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të qendrojnë duarkryq nëse ndodh diçka. Por ai shtoi se Uashingtoni po kërkon një zgjidhje për të shmangur konfliktin.

Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Moskën se do të përballet me pasoja të forta ekonomike nëse sulmon fqinjin e saj. Rusia, e cila ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në kufi me Ukrainën ka mohuar se po planifikon ndonjë sulm./voa

LEXO TE PLOTE