LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunoi fizikisht bashkëshorten/ Arrestohet 35-vjeçari

4 Dhjetor 2016, 15:40, Aktualitet CNA

Një 35-vjeçar ka rënë në pranga të policisë, pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.
Policia e Korçës bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S.B,, banues në fshatin Zvezdë.

Të njëjtat burime theksuan se ka qenë bashkëshortja e tij, shtetasja me inicialet M.B, 26 vjeçe, e cila ka deklaruar se më datë 2 dhjetor i riu kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale ?Dhuna në familje?./ Citynews

Lajmet e fundit nga