LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

104 vjetori i FA/ Nishani: Ushtria jonë e vogël, por eksporton paqe

4 Dhjetor 2016, 12:43, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, uroi sot FA-të me rastin e 104 vjetorit të tyre.

Sipas Nishanit 4 Dhjetori 1912 është data që shënon një ndër aktet më madhore në historinë e shtetit shqiptar, krijimin e Ushtrisë Kombëtare.
Kreu i Shtetit tha më tej se 4 Dhjetori, për të gjithë ushtarakët dhe për të gjithë popullin, është një ditë për të shprehur respektin, mirënjohjen dhe për të nderuar gjithçka bënë heronjtë e vërtetë.

?Tashmë e kemi gjetur udhën. Po ecim pa u ndalur drejt një të ardhmeje të sigurtë me Forca të Armatosura që kryejnë më së miri rolin e vet në botën e sotme të turbullt me plot të papritura. Kishim ushtri ?të madhe?, por nuk kishim liri dhe eksportonim konflikt. Kemi ushtri ?të vogël?, por kemi liri dhe eksportojmë paqe. Garantojmë sigurinë e vendit. Kemi pjesëmarrje shembullore në misione ndërkombëtare. Forca dhe vitaliteti i Forcave të Armatosura qëndron tek demokracia dhe liria?, u shpreh Nishani./ Citynews

Lajmet e fundit nga