LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vdekja e Andrea Stefanit/ Berisha: Kundërshtar i palëkundur i imi, lë boshllëk në arenën e debatit

3 Dhjetor 2016, 21:45, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social facebook, për vdekjen e gazetarit dhe analistit Andrea Stefani. Berisha ngushëllon familjen e Stefanit, duke thënë se ishte një kundërshtar i palëkundur i tij, ndërsa ka shtuar se ka lënë një boshllëk të madh në arenën e debatit.

 

Statusi i plotë i Berishës.

Ngushellim!

Ndahet nga jeta gazetari, analisti dhe publicisti Andrea Stefani. Andrea ishte nje avokat i vendosur i te majtes, kritik dhe kundershtar i palekundur i imi dhe te djathtes se vendit, qe le nje boshllek te vertet ne arenen e debatit dhe publicistikes tone.

Me kete rast i shpreh familjes se te ndjerit dhe miqve te tij ngushellimet e mia me te sinqerta! sb/ Citynews

Lajmet e fundit nga