LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me ankandet/ Arrestohet ish-drejtori i TEC-it dhe dy ish-zyrtarë

3 Dhjetor 2016, 07:59, Aktualitet CNA

Policia e Fierit ka arrestuar ish-drejtorin e TEC-it në këtë qytet si dhe dy ish-zyrtarë. Gjithashtu, dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë  Qemal Vrenozi, ish-drejtor i TEC-it, Flamur Fejzulla, ish-përgjegjës i TEC-it Fier dhe Artem Rusto, ish-magazinier i TEC-it Fier. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shtetasit P. P., 53 vjeç, banues në Tiranë. (Ish-shef i Financës pranë TEC Fier) dhe T. B., 65 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firme private.

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë periudhës së viteve 2012-2013 që kanë qenë në detyrë, në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 209 milion lekë si rezultat i ankandeve publike të kryera në atë periudhë ku kanë favorizuar firmën e shtetasit T. B.

Për këta persona Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, ndërsa për shtetasin Qemal Vrenozi masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

07:17 Aktualitet

Shtypi i ditës

Shtypi i ditës për ditën e sotme, 3 dhjetor 2016...

Lajmet e fundit nga