LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pengoi zbulimin e vrasjes/ Arrestohet 27-vjeçari

3 Dhjetor 2016, 08:50, Aktualitet CNA

Një shtetas 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ka penguar zbulimin e të vërtetës për vrasjen e ndodhur në fshatin Gur i Zi.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Naim Hazizi, 27 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi.

Ky  shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë pasi dyshohet të ketë penguar në zbulimin e  së  vertëtës për vrasjen e ndodhur më datë 26.11.2016 në një kodër në fshatin Guri i Zi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore u bë e mundur gjetja e armës  së  krimit, që u gjet e fshehur  në vendin e quajtur ?Guri  i Keq?, në fshatin  Guri Zi

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut teke

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale ?Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës?.

07:17 Aktualitet

Shtypi i ditës

Shtypi i ditës për ditën e sotme, 3 dhjetor 2016...

Lajmet e fundit nga