LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serbët bllokojnë kryeministrin Mustafa dhe komandantin e KFOR-it

2 Dhjetor 2016, 14:28, Aktualitet CNA

Serbët e veriut kanë bllokuar rrugën kryesore Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare për të mos lejuar kalimin e kryeministrit Isa Mustafa dhe komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migilietta në vendin ku do të përurohej ura mbi lumin Bistricë.

Kryeministri dhe komandati i KFOR-it kanë tentuar të marrë pjesë në përurimin e urës mbi lumin Bistricë, urë kjo e cila lidh Zveçanin dhe Leposaviq.

Ndërsa mediat serbe kanë bërë me dije se minatorët kanë vendosur një kamion në mes të rrugës për të penguar kalimin e zyrtarëve të qeverisë së Kosovës.

Ende nuk dihet nëse kryeministri Mustafa do të arrijë të marrë pjesë në përurimin e kësaj ure. Ura, e cila është parpara të hapet sot është rinovuar me ndihmën e KFOR-it./ Citynews

Lajmet e fundit nga