LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratohet me 82 vota buxheti i 2017/ Opozita largohet, votojnë kundër Blushi e Hafizi

2 Dhjetor 2016, 07:24, Aktualitet CNA

Pas gati 16 orë diskutimesh mazhoranca ka miratuar në parim buxhetin dhe paketën fiskale për 2017. Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ka përfunduar seanca plenare maratonë në Kuvend, ku u miratua në parim buxheti dhe paketa fiskale për 2017. Ky buxhet është votuar nga mazhoranca, duke qenë se opozita është larguar nga seanca, ndërsa dy deputetët e LIBRA-s Blushi dhe Hafizi kanë votuar kundër.

Opozita deklaroi se buxheti është varfërues për shqiptarët. Ndërsa mazhoranca u shpreh se ky është një buxhet gati njësoj sa buxheti që opozita ka dhënë në 8 vite qeverisje./ Citynews

Lajmet e fundit nga