LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta mbledh kryesinë e LSI/ Konventa do zgjedhë strukturat e reja drejtuese

2 Dhjetor 2016, 15:55, Aktualitet CNA

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodh në kuadër të Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së që do të zhvillohet në datat 3-4 dhjetor, dhe fillon nesër në orën 10:30, në Pallatin e Sportit ?Asllan Rusi? në Tiranë.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse, teksa falënderoi të gjithë anëtarët e Kryesisë së LSI-së për kontributin e tyre në këtë mandat katërvjeçar.

Meta në fjalën e tij theksoi se nga Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-së do të dali Komiteti i ri Drejtues i cili do të zgjedhë edhe kryesinë e re të partisë, që do e drejtojë atë për katër vitet e ardhshme.

?Është kënaqësi që zhvillojmë këtë takim, sepse është mbledhja e fundit e kryesisë së këtyre 4 viteve. Duke qenë se nesër është Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-së, që do të zgjedhë Komitetin e ri Drejtues Kombëtar, dhe që do të zgjedhë kryesinë e re që do të drejtojë LSI-në katër vitet që vijnë.

Me këtë rast unë shfrytëzoj këtë mundësi që t?ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin e shkëlqyer, që kemi patur gjatë këtyre katër viteve me të gjithë ju, për arritjet e përbashkët. Sidomos për suksesin e spikatur të zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit 2013, por edhe atë të zgjedhjeve vendore të vitit 2015 ku roli, kontributi dhe angazhimi juaj ka qenë mjaft aktiv?, – theksoi z. Meta.

Sakaq, Kryetari i LSI-së theksoi gjithashtu se bashkëpunimi me kryesinë aktuale do të vazhdojë duke vlerësuar eksperiencën dhe kontributin e tyre.

?Padyshim që do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në kryesinë e re, në Komitetin e ri Drejtues, në çdo pozicion, pasi jam i bindur në angazhimin tuaj të vazhdueshëm për të afirmuar më tej vlerat më të mira që LSI-ja ka sjellë për gjithë këto vite në jetën politike të vendit dhe eksperienca dhe kontributi juaj janë gjithmonë një vlerë e jashtëzakonshme për të ardhmen e LSI-së gjithashtu?, – tha z. Ilir Meta./Citynews

Lajmet e fundit nga