LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krijohet fond shpëtimi për bankat/ Kostot e humbjeve do i përballojnë aksionerët

2 Dhjetor 2016, 08:32, Aktualitet CNA

Banka e Shqipërisë ka çuar në parlament projektligjin për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë?.

Në relacionin përkatës Banka e Shqipërisë, kriza financiare tregoi se instrumentet ekzistuese ishin të pamjaftueshme për të trajtuar në mënyrë të efektshme bankat të cilat nuk janë në pozita të shëndosha financiare ose që janë në kolaps. Gjatë krizës, shumë vende për t?i shpëtuar bankat nga likuidimi përdorën paratë e taksapaguesve, nëpërmjet mbështetjes me likuiditet të tyre nga bankat qendrore ose me dorëzani nga shteti.

Një nga qëllimet e këtij projektligji është shmangia sa më shumë e nevojës për një veprim të tillë, pra shmangies së përdorimit të fondeve të taksapaguesve. Projektligji synon të vendosë në dispozicion të Bankës së Shqipërisë (Autoritetit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme) një tërësi instrumentesh ligjore për të ndërhyrë në një fazë që të jetë mjaftueshmërisht e hershme dhe e shpejtë në rastin e një banke në pozita jo të shëndosha ose në gjendje kolapsi në mënyrë që të sigurohet vijueshmëria e funksioneve financiare dhe ekonomike me rëndësi kritike të bankës, gjithmonë duke minimizuar efektin që ka kolapsi i saj tek ekonomia dhe sistemi financiar.

Këto instrumente sigurojnë që të parët që i mbajnë kostot për një kolaps të tillë të jenë aksionarët dhe pas tyre kreditorët, me kusht që asnjë kreditor të mos mbartë humbje më të mëdha se humbjet që do të pësonte nëse banka do të ishte likuiduar sipas procedurës së zakonshme të likuidimit të detyruar në zbatim të ligjit ?Për bankat në Republikën e Shqipërisë?.
Për këtë, projektligji parashikon krijimin e një fondi me kontribute kryesisht të vetë bankave, i cili synohet të konsolidohet në disa vjet dhe në rast të një rreziku në përputhje me kushtet e përcaktuara në projektligj të përdoret për të ?shpëtuar? një apo disa banka. Sipas “Monitor”, ky fond do të administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Termi i përdorur në ndërhyrjen e jashtëzakonshme është ?bail in? në krahasim vetëm me ndërhyrjen shtetërore, duke përdorur para publike dhe duke ngarkuar tatimpaguesit me barrën e ?shpëtimit? të bankave, të ashtuquajturën ?bail out?. Instrumente të tilla si ?bail in? apo dhe të tjera të parashikuara në projektligj i japin mundësi Autoritetit të Ndërhyrjes (Bankës së Shqipërisë) për të ruajtur mundësinë e pandërprerë për grumbullimin e depozitave dhe për të kryer transaksione pagesash, duke shitur pjesët rentabël të bankës, kur është e nevojshme, dhe për të mbuluar humbjet në mënyrë të atillë që të shmangin destabilizimin e tregut financiar dhe minimizimin e kostove për tatimpaguesit. Nga ana tjetër, ndërhyrja në një bankë, duke ruajtur vijimësinë e veprimtarisë, mundet që, si masë të fundit, pasi të jenë ezauruar instrumentet e tjera të parashikuara në projektligj, do të kërkojë përdorimin e instrumenteve shtetërore të stabilizimit financiar, përfshirë edhe pronësinë shtetërore të përkohshme./ Citynews

Lajmet e fundit nga