LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Intervista/ Ilir Kulla: Opozita “Zaev” financohet nga Soros, vota shqiptare mes BDI-PDSH

2 Dhjetor 2016, 17:52, Aktualitet CNA

Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, analisti i njohur nga Shqipëria, Ilir Kulla, ekspert i sigurisë Kombëtare, flet për  situatën fushatën zgjedhore, partitë politike dhe Shqiptare, rolin pro NATO të Ali Ahmetit dhe parajmëron një kualicion të madh paszgjedhor.

Zhurnal: Maqedonia është në fushatë elektorale. Shqiptarët shpresojnë të kenë një përfaqësim dinjitoz në parlament që tu mbrojë interesat. A mendoni se kjo fushatë ka nxjerrë programe që mbrojnë interesin e faktorit shqiptar dhe i japin fund krizës politike?

Ilir Kulla: Në rend të parë ju përshendes. Se dyti unë nuk mendoj se këto zgjedhje do ti japin fund krizës në Maqedoni. Siç dihet kjo krizë ka filluar nga përplasjet e brendshme të partive maqedonase për pushtet politik. Duket qartë nga njëra anë rreshtim i forcave politike anti NATO dhe pro Rusi dhe forcave politike pro ShBA e Pro NATO.  Nga ana tjetër kriza e brendshme maqedonase nuk do mund të zgjidhet kaq lehtë pasi me humbjen e zonjës Klinton sponsori kryesor i opozitës aktuale maqedonase zoti Soros del i dobësuar dhe klasa e re politike ne SHBA do të jetë me e kujdeshme për të mbështetur prosorosianët dhe nga ana tjetër duket qarte që sikundër vija e Theodhosit kalon nëpër Maqedoni dhe vija lindje-perendim do të kalojë nepër Maqedoni. Njëherësh Maqedonia do vazhdojë të jetë vijë kalimi gazsjellesish ku perplasen TAP por dhe Gazprom i cili mbërrin në Sshkup e gazsjellësi që vjen nga gjiri Persik i cili është arsyeja kryesore e luftrave aktuale në Siri-Irak po dhe i konfliktit Saudito-Iranian apo dhe i luftës së brendshme politike në Turqi.

Zhurnal: Në zgjedhjet e përgjithshme të 11 dhjetorit, qytetarët shqiptarë kanë një ofertë politike të ndarë në 21 parti politike shqiptare, 3 prej të cilave të sapo krijuara, por shumë prej tyre janë pa lidership. A mendoni se vota shqiptare po përçahet në disa fish për ti humbur peshën speficifike?


Ilir Kulla:
Mendoj që prap vota shqiptare do të ndahet në 2 blloqe BDI-PDSH të cilat janë dhe partitë me elektorat të konsoliduar dhe me lidership të konsoliduar. Përpjekja per ti dobësuar këto 2 forca nëpërmjet nje liste të tretë politike ka gjasa të prodhojë një koalicion postzgjedhor në qeverisje të këtyre 2 forcave të cilat pavarësisht se cili do të jenë zgjedhjet pas tyre do të fokusohen tek marrëdhëniet me maqedonasit dhe tek përpjekjet për formimin e një qeverie politike. Duhet të pranojmë faktin se Ahmeti dhe Thaci nuk mund të largohen nga skena politike aq kollaj. I pari vjen nga një histori mbijetese politike në ilegalitet dhe lufta e i dyti ka 25 vjet në politike e i ka mbijetuar viteve ’99 dhe 2001. Vetëm kriza shumë të medha mund ti fshijnë ata nga politika ose nëse ata zgjedhin të largohen vetë.

Zhurnal: Në bazë të censusit të vitit 2002 Maqedonia numëroi 509,083 shtetas shqiptarë që përbëjnë 25.17% të popullsisë. Roli shtetformues i shqiptarëve është determinant për integrimin e Maqedonisë në struktura euroatlantike. VMRO dhe LSDM po i shkelin syrin partive shqiptare në fushatë, por pa thënë shumë. Si mund të lexohet kjo sjellje?

Ilir Kulla:
Situata aktuale është shumë më ndryshe se ajo e 2002. Tashmë të gjitha forcat politike maqedonase kërkojnë votën e shqiptarëve se e kanë të qartë që shqiptarët jo vetëm janë pjesë e rendësishme shtetfornuese por pa shqiptarët nuk ka të ardhme Maqedonia. Ja pse sot Gruevski shkon dhe i kërkon voten shqiptarëve dhe LSDM kandidon në udheqësi një njeri me shumë talent si Edmond Ademi dhe Zoran Zaevi vendos publikisht plis mbi kokë.

Zhurnal: Në një intervistë të fundit për Zhurnal ju keni thënë se Ali Ahmeti po bën përpjekje të mos e lërë Gruevskin dhe Maqedoninë të kalojë në sferën e Rusisë. A është akoma Ali Ahmeti garancia perendimore për të penguar ndikimin Rus?

Ilir Kulla:
Unë di që Ali Ahmeti është i percaktuar qartë për qendrimin e Maqedonisë me NATO dhe me perëndimin. A do të mjaftoje vetëm ai dhe BDI? Nuk e di dhe nuk ka shumë rëndësi pasi në këtë pikë dhe në percaktimin kombëtar BDI dhe PDSH janë bashkë ndaj kjo gjë e thashë më lart nuk përjashton koalicionin paszgjedhor të tyre në një front të përbashkët pro-NATO dhe panshqiptar.

Zhurnal: Pyetja e fundit: Cfarë do ti thoshin një votuesi shqiptarë në Maqedoni?

Ilir Kulla: Votuesve shqiptare do ti thoja të dalin të votojnë në shumicë më shumë se asnjëherë tjetër për partite e tyre pa u shprehur për ta mjaftojnë të jenë parti shqiptare. Pavaresisht plisit të Zaev koha bashkim-vllazërimit ka mbaruar.

Lajmet e fundit nga