LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Droga e kapur në Portin e Durrësit/ Arrestohet drejtuesi i kamionit

2 Dhjetor 2016, 09:47, Aktualitet CNA

Policia ka bërë të mundur ndalimin e pronarit të kamionit në cilin u sekuestruan 190 kg kanabis gjatë ditës së djeshme në portin e Durrësit.

Mësohet se blutë e qytetit bregdetar kanë arrestuar shtetasin, Erjon Jovanim 32 vjeç, banues në Durrës.

Lënda narkotike e paketuar në 158 pako u gjet e fshehur në dyshemenë e kamionit.

Jovani dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Erblin Tuka që drejtonte kamionin, i arrestuar tashmë nga policia, kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale?Trafikimi i narkotikëve?në bashkëpunim, e mbetur në tentative./ Citynews

Lajmet e fundit nga