LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Briseida Shehaj thirret në Prokurori

2 Dhjetor 2016, 12:39, Aktualitet CNA

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj është thirrur sot në Prokurorinë e Shkodrës.

Mësohet se Shehaj u thirr nga task-forca, ndërsa u mor në pyetje nga 1 prokuror. Ish-drejtoresha ka qëndruar për rreth 1 orë në Prokurorinë e Shkodrës, ndërsa nuk dihet se përse ishte thirrur. Pasi ka dalë nga organi i akuzës, Shehaj nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat, vetëm ka thënë, ?Gëzuar Festat?.

Dy muaj më parë, me një vendim të Kryeministrit Edi Rama, Briseida Shehaj la detyrën e rëndësishme të Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë zyrën e zv.ministres së Financave, nga e cila u largua pak ditë më parë./ Citynews

Ja pse u thirr ish-Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve në Prokurori

Lajmet e fundit nga