LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: I gatshëm të takohem me Putin

1 Dhjetor 2016, 22:07, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ftuar në emisionin ?Top Story? të gazetarit Sokol Balla, tha se do të ishte i gatshëm të takonte liderin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ai tha se perëndimi nuk e pengon Shqipërinë të ketë një dialog me Rusinë.

Ne e kemi mbështetur këtë qasje dhe ne nuk kemi armiqësi me Rusinë, përkundrazi dhe fakti që jemi tërësisht të orientuar në vijën tonë drejt Perëndimit, nuk na pengon që me Rusinë të kemi një dialog. Megjithatë, këtë nuk e vendosim ne, pasi duhen dy për të hedhur një valle.

Sokol Balla: Në kuadër të dialogut, ju do ta takonit Vladimir Putinin?

Kryeministri Rama: Nuk ka qenë asnjëherë në rendin e ditës një gjë e tillë, por nëse do të vendosej, nuk do të kisha asnjë ngurrim që ta takoja.

Lajmet e fundit nga