LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta “Kingmaker”?/ Nuk i kam zgjedhur unë qeveritë, por qytetarët

1 Dhjetor 2016, 20:35, Aktualitet CNA

Emisioni ?Të paekspozuarit? i gazetarit Ylli Rakipi ka sjell sonte në ?News24? një prej aktorëve më të rëndësishëm të politikës shqiptare, kreun e Kuvendit Ilir Meta, njëherazi kryetar i LSI-së. ?Zgjedhjet e 2017 dhe Ilir Meta? dhe gazetari Rakipi e ka përshkruar Metën si ?Kingmaker?, ose përcaktues të qeveriv. Analistët Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Shkëlqim Peka kanë folur për pozicionimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe ekuilibrin e tij psikik. Ndërsa vetë Kreu i Kuvendit deklaroi se nuk ka vendosur ai se kush do të qeverisë por qytetarët shqiptarë dhe se ai ka qenë vetëm lexues i vullnetit të tyre.

Fatos Lubonja: Unë kam thënë banda janë partitë, por Ilir Meta është mirë të paktën nga ana psikike. Unë e kam mbështetur fillimisht partinë e Ilir Metës dhe e kam votuar në opozitë. Nëqoftëse do rrijë gjithë kohën në pushtet dhe jo në opozitë? Mbetet kingmaker.
Çim Peka: Ndarja e LSI-së nga PS solli rotacionin në 2005. Nga 2005-a, LSI ka qenë përcaktues.
Andi Bushati: Do ta refuzoja këtë pyetje. Ekziston një psikologji e përgjithshme sikur Ilir Meta dhe LSI-ja i kanë futur në thes pjesën më të madhe të gazetarëve. Nuk do doja të na shihnin dhe ne aty.

Nuk ka munguar edhe përgjigjja e kreut të Kuvendit, i cili tha se kjo nisje ishte pak abuzive. Kreu i Kuvendit deklaroi se nuk e ka vendosur Ilir Meta kush do të qeverisë por kanë qenë qytetarët shqiptarë
Ilir Meta: Unë mendoj si zoti Lubonja që ju e nisët jo thjesht në mënyrë tendencioze, por në një mënyrë pak edhe kështu gazetareske, edhe intriguese edhe pak abuzive. Nuk është e vërtetë që ka vendosur Ilir Meta kush do të qeverisë. Kanë qenë qytetarët shqiptarë dhe Ilir Meta është përpjekur të lexojë në mënyrën sa më korrekte vullnetin e tyre. Në 2009 kur nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër për stabilitetin e vendit?
LSI ka lindur si parti opozitare dhe Ilir Meta është larguar nga pozicioni i kryeministrit dhe ministrit të jashtëm.
Në 2009 populli votoi PD-në dhe Ilir Meta kishte dy zgjidhje ose të bashkohej me PD dhe të bënte qeverinë për të siguruar stabilitetin e vendit ose të bënte koalicion me PS dhe të mos prodhonte asgjë?, tha Meta.

Lajmet e fundit nga