LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvend/ Berisha-Ramës: Shkele marrëveshjen e votimit konsensual të ligjeve për të kapur drejtësinë

1 Dhjetor 2016, 14:04, Aktualitet CNA

Pas fjalës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, edhe njëherë mer fjalën ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se Bushati ?filloi dhe mbaroi me fjalët e tij ndaj meje?. Ai u përplas me me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në Kuvend për sa i përket rekomandimit të KE-së për Shqipërinë. Ky i fundit e ka quajtur Ramën ?sufler? i Merkelit kur ish-kryeministri tha se Kancelarja tha se zgjedhjet janë kusht për integrimin.

Duke folur për raportin e Komisionit Europian, Berisha tha se ai është mjaft i qartë dhe se pesë prioritetet janë të qarta.

?Raporti i Komisionit Europian është i qartë dhe atë raport ja kanë lexuar në zyrë si duhet shokut Edi Rama. Unë dua të them që nëse raporti nxjerr prioritet më të parë Vettingun, të cilin do ju them se kush e bllokoi, nuk mohon në asnjë rast asnjë nga prioritetet e kërkuara. Merkel tha në konferencë se nuk po e lexoni si duhet raportin?, theksoi ai.

Më tej Berisha akuzoi Kryeministrin Rama, duke thënë se ai ka shkelur marrëveshjen e votimit konsensual të ligjeve, për të kapur drejtësinë.

?Ramës, Metës, Bashës edhe mua, na kanë informuar diplomatët se ekziston marrëveshje të cilën ky e ka shkelur për votimin e 7 ligjeve në parlament. Ja kanë thënë Ramës, Kreut të Parlamentit, ja kanë dërguar marrëveshjen. Por, Edi Rama e shkeli këtë marrëveshje sepse donte të kapte drejtësinë. Shkaku më themelor është varrosja e konsensusit nga ana e Ramës. Ju bëj thirrje atyre që disponojnë marrëveshjen, që t?ua thonë shqiptarëve. Bëni transparencë. Ka shkelur marrëveshjen e votimit konsensual të ligjeve. Këtë e bëri për të kapur drejtësinë. Atë që se bëri me kushtetutë ta bëjë me ligje të tjera?, vijoi më tej ish-kryeministri Berisha./ Citynews

Lajmet e fundit nga