Connect with Us

Kur vdes për të vërtetën/ Nga Alban Daci

Aktualitet

Kur vdes për të vërtetën/ Nga Alban Daci

Publikuar

-

Në vitin 68-të, kur në Milano, Torino dhe Romë shpërthyen demonstratat dhe revoltat studentore, Walter Tobagi kishte, tashmë, ndonjë vit universitar mbi shpatulla. Ai, si shumë studentë italian të asaj periudhe, ishte një student-punëtor. Ai ishte student-punëtor, sepse nuk shkruante vetëm për pasion, por edhe për të fituar të ardhura, që do të ishin të mjaftueshme për të përballuar sadopak shpenzimet e jetës studentore.
Ai, në trazirat studentore nuk u përfshi drejtpërsëdrejti, por i ndoqi me vëmendje të gjitha ngjarjet, mbajti shënime, bëri komente, si dhe shkroi. Menjëherë, pas dy vitesh, publikoi librin me titull “Historia e lëvizjes studentore dhe e marksistëve-leninistëve në Itali”.
Walter Tobagi, biri një punonjësi të hekurudhës, ishte tetë vjeç, kur familja e tij vendosi të transferohej në qytetin e Milanos. Ata vendosën të transferohen në Milano për arsyet që lidheshin me punën e të atit. Tobagi kishte të gjitha cilësitë për të vazhduar studimet dhe për të shkëlqyer. Ai i vazhdoi studimet tek gjimnazi “Parini”, i cili, në atë kohë, edhe pse konsiderohej një institucion elitar i arsimit të mesëm, ishte i hapur për shtresa të ndryshme të shoqërisë.
Tobagi, edhe pse ishte në moshën e adoleshencës, për shkak të seriozitetit të tij, të sjelljes dhe të mënyrës së të menduarit, ngjasonte sikur të ishte shumë më i madh në moshë, sikur të ishte një person i pjekur që kishte shumë vite mbi shpatulla. Ai, ishte shumë i pasionuar për dijen dhe për profesionin e gazetarit, saqë gjithmonë nën duar mbante ndonjë letër gati për të shkruar, komentuar dhe shënuar çdo që e rrethonte, për të cilën ai kishte interes. Kudo që shkonte mbante në duar revista e gazeta, kishte një agjendë të madhe pune.
Tek gjimnazi “Parini”, publikohej një gazetë, e cila, le të themi, se hyn në historinë e kronikës italiane, sepse në një periudhë shumë të vështirë si ajo e atyre vite, botoi një hetim mbi të rinjtë dhe seksin. Këto tema, në vitet gjashtëdhjetë, jo vetëm në Itali, por edhe në shumë vende të tjera të Bashkimit Evropian, ishin një tabu e vërtetë që nuk guxonte t’i komentonte njeri.
Tobagi filloi të shkruaj, kur ishte vetëm 16 vjeç. Një ndër artikujt e tij të parë është ai i publikuar në vitin 1964, i cili ishte një replikë në lidhje me atë që kishte shkruar një student tjetër në një numër më parë. Gjatë viteve të gjimnazit, Tobagi mendonte, tashmë, si një intelektual i vërtet. Notat e lartë në mësime do të tregonin edhe më vonë se ai ishte një studiues i madh.
Gjatë këtyre viteve nuk reshti së shkruari artikuj që ishin të natyrës investiguese, si dhe kronikat sportive. Në moshën 20-vjeç arriti të tregonte një talent të lindur për gazetarinë, ashtu siç mund të thuhet sot për një sportist në sportin e futbollit.
Metoda e tij e të shkruarit, për kohën, përbënin një risi. Ai mbante një mal me shënime, bënte disa qindra telefonata kontrolli dhe verifikimi, konsultime ligjore me specialistët e ligjeve, konsultonte enciklopeditë. Kjo ishte metoda e tij e të shkruarit për një problem që përbënte aktualitet. Vetëm pasi të kishte bërë këto hapa paraprakë, vendoste të ulej para makinës së shkrimit për të shkruar perla të vërteta profesionale gazetareske. Ai, kur shkruante diçka të rëndësishme për fenomenet që i përkasin gjithë shoqërisë, nuk takonte vetëm parlamentarët e qeveritarët, por takonte edhe “invazorët”, profesionistët që çdo të ditë kërkonin të bënin revolucion. Pra, i dëgjonte të gjitha palët, të gjitha versionet.
Karakteri i tij ishte shumë energjik. Ai bënte një jetë shumë intensifikuese dhe të palodhshme në kërkim të lajmit dhe të informacionit. Kishte një pasion të veçantë edhe për çështjet historike. Argumentet historike, të cilat i studioi, i akumuloi për t’i publikuar më vonë një e nga një në formën e urtësive. Në fundin e viteve 60 dhe 70, kur edhe ai arriti kulmin e pjekurisë së tij profesionale, shoqëria italiane po kalonte momente shumë të vështira që lidheshin me terrorizmin. Kjo periudhë, ndryshe edhe për shkak të ngjarjeve që e shoqërojnë, njihet me emrin periudha e “Plumbit”. Tobagi, pikërisht në këtë periudhë të vështirë, ishte njeriu i kalimit nga e vjetra tek e reja: ishte një reformist në kuptimin e vërtetë të fjalës. I hapur për dialog, jo agresiv dhe gjithashtu i vendosur ndaj principeve.
Në vitin 1978, kur vodhën Moro-n (Kryeministrin e Italisë), Tobagi ishte këshilltar i Shoqatës së Gazetarëve të Lombardisë. Disa të përditshme italiane në lidhje me ngjarjen Moro dhe me situatë e përgjithshme të vështirë që po kalonte shoqëria italiane, vendosin të praktikojnë atë që ndryshe njihet si “black out” informativ. Tobagi, ishte kundër praktikimit të kësaj teorie, sepse sipas tij, Italia ishte një vend demokratik dhe për rrjedhojë nuk kishte vend për asnjë lloj forme censure. Ai ishte i mendimit, se censurat janë të pranishme dhe të zbatuara vetëm në regjimet autoritare.
Në lidhje me argumentin e censurës, Tobagi përpiqet të shpjegoj se çfarë është frika. Pasi, sipas tij, ajo është një formë auto-censure. Për Tobagi-n frika është: “Të ecësh rrugës dhe të shikosh me vëmendje çdo makinë që të kalon për rreth, të ngasësh makinën dhe të kesh frikë nga çdo motor që të afrohet. Unë kisha frikë jo nga vdekja, por për faktin se do të vdisja dhe nuk do të mund të shkruaja shumë gjera që kisha në mendje”. Megjithatë, ai vdiq të mërkurën e 28 majit, i eliminuar nga «Brigadat e kuqe»”.
Ai vdiq, sepse tha atë që nuk thuhej, por që duhet të thuhej. Bëri atë që nuk bëhej, por që duhet të bëhej. Tha atë që mendonte edhe pse mendimi i tij ishte i rrezikshëm për terroristët dhe në të njëjtën kohë i dobishëm për shoqërinë e civilizuar. Ai e mësoj të vërtetën dhe këtë vërtetë e përcolli me pasion, profesionalizëm edhe tek qytetarët e tjerë. Edhe përse vdiq në moshë të re, stili i tij gazetaresk ishte një model për t’u imituar edhe sot. Njerëz të tillë mbeten një frymëzim dhe një ideal edhe për shumë breza pas epokës së tij.
Gazetarët më të mirë mbijetojnë, nëse arrijnë të prodhojnë gazetarinë më të mirë, që i shërben shoqërisë. Tobagi, ishte një i tillë, i përkushtuar për profesionin, i palodhur për të kërkuar dhe për ta thënë të vërtetën. Ai ishte një intelektual i madh që lexonte shumë për mbi të kaluarën, dëgjonte shumë në lidhje me të tashmen dhe shkruante vizione për të ardhmen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Nuk respektuan orën policore/ Gjobiten 3 pronarë lokalesh në Durrës dhe 2 administartorë në Himarë

Publikuar

-

Nga

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false/ Policia kap në flagrancë shtetasen

Tre pronarë lokalesh në Durrës dhe dy administratorë në Himarë janë gjobitur pasi kanë shkëlur orën policore duke lejuar të vijojë aktiviteti pas mbylljes.

Masa administrative e marrë ndaj tyre është 1 milion lekë.

Në Durrës janë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, A. G., 30 vjeç, pronar i një subjekti në lagjen nr.1, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

LEXO EDHE:  Nga Alban DACI/ Ngjarja e Tahirit…dhe fenomeni

LEXO EDHE:  Nga Alban DACI/ Ngjarja e Tahirit…dhe fenomeni

Në vijim të kontrolleve, janë konstatuar edhe 2 subjekte të tjera në lagjen nr.1, Durrës, me pronarë shtetasit A. Xh. dhe E. P., të cilët u ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U mbyt në lumin Buna/ Gjendet trupi i pajetë i 13-vjeçares

Publikuar

-

Nga

Sot është gjetur trupi i pajetë i 13-vjeçares e cila u mbyt katër ditë më parë në lumin Buna.

Trupi i saj u gjet në afërsi të Kishës së Shirqit në zonën e njësisë administrative të Dajçit.

Pas disa ditësh intensive kërkimore, është bërë e mundur gjetja e trupit të 13-vjeçares.

Kujtojmë se 13-vjeçarja u mbyt teksa lahej me familjarët e saj në ujërat e lumit Buna./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ju tregoj nga se vuan Ilir Meta/ Stundeti i Mjekësisë shpjegon diagnozën

Publikuar

-

Nga

Nga Matteo Neçori, student i Fakultetit të Mjekësisë.

Shfaqjet publike të Presidentit Iliri Meta, aliaj Metaj, prej shumë kohësh karakterizohen nga shpërthime të çuditshme e jo të pa vëna re jo vetëm nga specialistët, por edhe nga qytetarët e shumtë, shoqëruar me shprehjet: “nuk është në rregull”, “ka ikur nga trutë”, “ka rrjedhur” e plot të tilla.

Janë çrregullime që në mjekësi njihen me emrin bipolaritet.

Jo vetëm një specialist i fushës, por çdo mjek me sado pak njohuri në profesionin e vet, madje edhe Petrit Vasili që nuk ka punuar ndonjë ditë mjek gjithë jetën e vet e nuk di as të përdorë stetoskopin e as aparatin e matjes së tensionit, nese i analizon shfaqjet në publik të Ilir Metës, nuk do ta ketë të vështirë të arrijë në konkluzionin se jemi para simptomave të theksuara të bipolaritetit në shkallë të rëndë.

Por çfarë është bipolariteti që ta kuptojnë edhe lexuesit?

Bipolariteti është njëra nga shfaqjet e çrregullimeve të personalitetit apo thënë ndryshe çrregullimeve mendore.

Le të bëjmë një sqarim, sepse nuk është e thënë aspak, që të kesh një çrregullim personaliteti apo mendor, domethënë se je i çmendur.

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për çrregullimin që kanë, dhe mendojnë se asgjë nuk shkon keq me përceptimin e tyre për botën që i rrethon.

Por duke marrë parasysh presionin psikologjik të jetës social-ekonomike me të cilin njerëzit ndeshen përditë edhe në vendin tonë, atëherë dhe numri i këtyre çrregullimeve vjen gjithmonë e duke u përhapur.

Çrregullimi i bipolaritetit, është një çrregullim i personaliteti i cili shfaqet në luhatjet ekstreme të humorit.

Jeta e një personi bipolar, alternon midis humorit të lartë të lumturisë, dhe rënies në depresion të thellë.

Periudha midis këtyre dy ekstremeve, është dhe periudha e gjendjes normale emocionale, por që për një bipolar, nuk zgjat edhe aq shumë.

Ky çrregullim ka dy kritere baze, që janë Mania dhe Depresioni.

Mania

Për të shpjeguar fazën e manisë, po citoj fjalët që përdor për ta përshkruar atë, një individ i cili është diagnostikuar me çrregullimin e bipolaritetit.

“Ndihesha sikur mund të bëja gjithçka që mendoja. Sikur aftësitë e mia janë përtej normales dhe unë mund të arrij çdo gjë që dua, unë jam shumë i fortë dhe i sigurt në vetvete se mund t’ja dalë mbanë dhe asgjë nuk mund të më mposhtë.

Më pas, krejt papritur ndjej sikur po mbytem në depresion. Nuk më zë gjumi dhe ndjehem sikur jeta ime nuk ia vlen.

Nuk e kuptoj se përse po ndihem kështu kur deri dje isha shumë mirë, por tani nuk dua më të bëj asgjë”.

Mania është një ndjenjë ekstreme e mirëqenies, energjisë dhe optimizmit – ndiheni në krye të botës.

Këto ndjenja, megjithatë, mund të jenë aq intensive sa të mund të humbni kontaktin me realitetin. Ju mund të gjeni veten duke besuar gjëra të çuditshme, duke bërë gjykime të këqija dhe të silleni në mënyra të turpshme, të dëmshme dhe ndonjëherë edhe të rrezikshme.

Në një episod të manisë, mund të ndjeheni:

1- Shumë i lumtur dhe i emocionuar.

2- Mund të irritoheni me njerëz të tjerë që nuk ndajnë pikëpamjen tuaj optimiste.

3-Plot energji.

LEXO EDHE:  Lojë shtrigash apo përgjimesh në Mazhorancë

LEXO EDHE:  Grafiku për aksesin në shërbimin parësor/ Tabaku i përgigjet Ramës: E vërteta është 4 herë më pak

4-Nuk ju vjen të flini gjumë.

5- Ndjehemi plot me ide të reja dhe emocionuese.

6 – Ndiheni më të rëndësishëm se zakonisht dhe nuk përfillni askënd tjetër.

7- Bërtisni pa shkak dhe vend e pavend deri edhe në ulërima pa pyetur për vendin se ku ndodheni dhe njerëzit që ju rrethojnë.

Njerëzit e tjerë gjatë këtij episodi mund t’ju vënë re se:

1- Ju jeni duke kërcyer shumë shpejt nga një ide në tjetrën, pra jeni i paqendrueshëm.

2-Bërja e planeve  grandioze dhe jorealiste.

3-Jeni shumë aktiv dhe lëvizni shumë shpejt.

4-Silleni në një mënyrë të çuditshme.

5-Duke folur shumë shpejt  mund të jetë e vështirë për njerëzit e tjerë të kuptojnë se për çfarë po flisni, nuk ju lini rradhë të tjerëve të flasin.

6-Marrja e vendimeve të çuditshme për nxitjen e momentit, ndonjëherë me pasoja shkatërrimtare.

Kur dikush po kalon një episod manie, shpesh ai nuk e kupton që po e kalon atë, por janë njerëzit që e rrethojnë që mund të vënë në dukje sjelljen e tyre të çuditshme.

Depresioni

Ndjenja e trishtimit është diçka që të gjithë e përjetojmë herë pas here. Është një reagim i natyrshëm ndaj humbjeve dhe ngjarjeve të dhimbshme. Me kalimin e kohës, këto ndjenja zhduken. Por për dikë me çrregullim bipolar, një episod depresiv mund të jetë shumë më i rëndë.

Depresioni vazhdon më gjatë dhe e bën të vështirë zgjidhjen e detyrave të përditshme dhe problemeve të jetesës. Një person që përjeton episode depresive ka të ngjarë të ketë simptoma mendore dhe fizike të listuara si më poshtë.

1- Shfaqni  ndjenja konstante të pakënaqësisë dhe të dyshimit e mosbesimit për të gjithë.

2-Keni humbje të interesit për gjërat e ndryshme.

3-Ndjeheni të paaftë për të shijuar situatat apo momentet.

4-Keni vështirësi në marrjen e vendimeve.

5-Ndjeheni tejet të lodhur.

6-Ndjeheni të shqetësuar dhe në ankth dhe pushtoheni nga paranoja e të gjithë ju duken se jua kanë me hile.

7- Ndjeheni më të  irrituar se zakonisht.

Simptomat fizike:

1-Humbja e oreksit dhe peshës.

2- Vështirësi në te fjetur.

3-Zgjimi më herët se zakonisht.

4-Kapsllëk.

5-Humbja e interesit për seks.

Një njeri me çrregullimin bipolar të personalitetit, mund t’i përjetojë në mënyrë konstante të tërë simptomat e listuara më lartë, dhe të manisë dhe ato depresive, në një hapësirë kohore mjaft të shkurtër, kjo i bën ata konfuzë, dhe aspak të qëdrueshëm.

Ndihma mjekësore siç janë medikamentet mund të ndihmojë shumë në menaxhimin e këtyre luhatjeve ekstreme të humorit, nga një skaj në tjetrin.

Marrja e ndihmës sa më shpejt të jetë e mundur është e rëndësishme për kurimin e bipolaritetit.

Tani, duke iu rikthyer e duke i parë me syrin e dikuj që e di se çfarë është bipolariteti, merrini rastet e shfaqjes publike të presidentit dhe analizojini një e nga një e do ta keni shumë të lehtë ta gjeni atë si shembullin më klasit të një bipolari.

I qeshur, i dashur, i lumtur, i vetëndjerë deri në ekstazë si zoti i botës, e krejt papritur konfuz, i papërmbajtur, i pirë, ulëritës, fytyrë shpërfytyruar, i pavëmendshëm dhe imponues ndaj bashkëbiseduesve ( kujtoni intervistat e tij ne tv etj),dhe do ta kuptoni se presidenti ynë ka nevojë për trajtim të specializuar të mjekëve specialistë të fushës./CNA.al

LEXO TE PLOTE