LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Intervista e plotë/ Blushi: Procesi i integrimit po shitet nga partitë në pushtet si medalje elektorale

1 Dhjetor 2016, 22:56, Aktualitet CNA

?Pse nuk na pranon Europa?? Kjo është tema e emisionit ?Arena?  me gazetarin Dritan Hila. Diplomati Lisen Bashkurti dha alarmin se  Shqipëria është në fazën e krijimit të karteleve të drogës. Bashkurti u shpreh se Shqipëria duhet të shohë edhe modelet e së keqes në Kolumbi, kur procesi i kanabizimit u mbyll me 35 mije të ekzekutuar.

Duke u ndalur tek integrimi, deputeti Ben Blushi tha se procesi i integrimit po shitet nga partitë në pushtet si medalje elektorale.

Blushi tha se nuk ishte dakord që për të luftuar kanabisin të ndërhynte ushtria siç ka thënë ministri Manjani.

Për deputetin demokrat Aldo Bumçi gjithçka që po ndodh është si pasojë e kësaj qeverie.

Blushi tha gjithashtu se palët politike mund të arrinin një pakt, ku ti tregonin Europës se dekriminalizimin, dekanabizimin apo edhe reformën në drejtësi ta vinin në dispozicion të integrimit. Blushi tha se opozita ka bllokuar reformën zgjedhore.

Pjesë nga debati

Blushi: Kjo është një nga gjërat që e ka penguar integrimin, pra nevoja e partive në pushtet për ta shitur si medalje elektorale procesin e  integrimit dhe askush nuk merret realisht me integrimin e vendit. Merren kush e ka fajon. Pra kjo është një garë, kush vonon më shumë dhe jo kush shpejton më shumë.

Klasa politike nuk po gjen konsensusin e duhur për të përshtatur reformat me ato të BE-së.

Reforma në drejtësi, është kryer vetëm në letër, dekriminalizimi një proces gjysmak, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Reforma zgjedhore e cila nuk është bërë për shkak të të dyjave palëve. Do të shkojmë në këto zgjedhje pa reformë zgjedhore. Pas një jave Presidenti do të shpallë datën e zgjedhjeve. Pra do të shkojmë në zgjedhje ku me para të zeza mund të blihen zgjedhjet.

Edhe reforma e administratës që është e politizuar. Këto janë 5 prioritetet. BE flet në emër të shqiptarëve. Kjo klime politike nuk është e favorshme, kjo zhurmë jehon edhe në Bruksel. Nëse ne nuk kemi një datë, ky process do të jetë shumë i gjatë.

Bumçi: Nëse opozita në Shqipëri është kaq e fortë sa të ndikojë kancelaren Merkel Rama nuk do të qëndronte një ditë në karrigen e tij.

Hila: E ndjeni si një fitore tuajën?

Bumçi: Unë mendoj se çfarë ka ndodhur është rrjedhojë e qeverisjes. A është lajm i keq që ne nuk marrim negociatat? Po, por është lajm i keq që vjen nga lajmi i keq qe vjen nga droga. A është lajmi i keq që zgjedhjet preken? Po. Të gjitha këto lajme të këqija sjellin lajmin e keq që nuk hapen negociatat.

Është pasojë e kësaj qeverisje dhe kushtet ti marrim me radhë. Në 2014 vendi mori statusin, pas këtij lajmi të mirë farë ndodhi? Zgjedhjet e 2015 ishin të mira? Jo.

Atëherë dolën ambsadorët dhe thanë që të mos kandidojnë kandidatë me të shkuar kriminale.

Blushi: Kanabizimi, para dy orësh BBC pasqyroi dokumentarin e prodhimit të kanabisit. Ne eksportojmë ose drogë ose materiale njerëzore dhe mendon se Europa nuk e shikon dhe duhet të na tolerojë ne. Kjo shpjegon edhe ftohtësinë e Merkel, e cila nuk mund ta imagjonojë dot se si vendi lider i BE nuk është e ndikuar nga çka nodhi në Tiranë dhe ishte naïve të sulmosh një deputet të Bundestagut sikur është ai fajtor. Unë nuk mendoj se PD ka aq fuqi sat ë korruptojë një deputet të nivelit kaq të lartë. Ti thuesh një deputeti gjerman që është korruptuar nga Lulzim Basha, unë nuk e imagjinoj dot. Nuk po flasim për një deputet rumun.

Në këtë klimë të ashpër ne kemi bërë një propozim, duke qënë të bindur se palët nuk do ta merrnin parasysh. Mund të ketë një pakt për Europën, është shumë e mundur që Vettingu të hyjë në fuqi shumë shpejt. Është shumë e mundur që reforma zgjedhore të kryehet shumë shpejt. Në çfarë aspekti? Të ketë kufizim të financime të partive politike, të ketë ndryshim të mënyrës si numërohen votat. E di kush e tradhëtoi reformën zgjedhore? Opozita. Opozita braktisi kauzat e veta

 

Bumçi: Nuk është e vërtetë

Blushi: Foli për votimin elektronik, nuk flet më. Ju e  tradhëtuat reformën zgjedhore për të krijuar alibi, e futët në sirtar dhe ju e dini për çfarë arsyesh. Ne të kemi një agresion policor, kulturor, dikush tha ushtarak, por unë nuk jam deri aty kundër kultivimit të kanabisit. Tani nuk ka më vlerë sepse në dhjetor nuk kultivohet më kanabis, por do të na përsëritet në mars, prill në kulmin e zgjedhjeve do flitet vetëm për këtë punë dhe nuk do të flitet për premtime elektorale.

Edhe procesi i dekriminalizimit duket të kishte më shumë gravitet u tradhëtu. Kryetari i Bashkisë së Kavajës është në punë. Kush e beson? Një njeri që u akuzua nga Europa për 3-4 shkelje, ky njeri është në detyrë dhe më e keqja është se ai mund të merrte pafajësinë, por më e keqja është se partia, qeveria i doli në mbrojtje.

Të gjitha këto, dekriminalizimi, dekanabizimi, reforma zgjedhore, procesi i vettingut, reforma nëadminsitratën publike mund të ktheheshin një një pakt të madh për Europën ku palët të uleshin dhe ti vinin në funksion të integrimit.

Vendet europiane këtu nuk i besojnë palëve. Nuk kanë besim tek ne. 

Bumçi: Nuk mungon vullneti nga BE, pavarësisht problemeve dhe ne ato nuk i zgjidhim dot, por procesi i Berlinit, angazhimi i Merkel me Shqipërinë, të takosh 6 herë kryeministrin tregon angazhim dhe kur një process dështon dështon sepse ka gjëra të rënda jo gjëra të vogla, dhe ato gjëra i tha Krichbaum. Krichbaum nuk është deputet, por përfaqësuesi i Merkel në Tiranë dhe tha janë 7 çëështje. E njëjta gjë i është bërë edhe Serbisë.

Blushi: Partia më e madhe në Shqipëria është partia e të pakënaqurve, nuk është as PS, as PD aq me tepër Rilindja. Politika pastrohet me votë ose me ligj. Nuk ka rrugë të tretë. Unë e kam votuar ligjin në drejtësi. Pse e votuam ne atë reformë? Sepse i besuam garantit, përsa kohë që nuk kemi besim tek njëri-tjetri. garanti tha që kjo reformë është e çertifikuar nga unë. Kjo ishte arsye që e votuam të gjithë. Garanti tha se kjo reformë mund të funksionojë. Mund të frenojë raportin e politikës më gjyqësorin, por kjo nuk ndodhi.

Bumçi: Dekriminalizmi do zbatohet, Rama mund ta vonojë por do zbatohet. Reforma në drejtësi ka vulën e PD. Po të shikosh variantin e shtatorit që kishte Rama në dorë dhe variantin që është votuar kanë ndryshime thelbësore dhe ndryshimet janë Komision Venecia-PD. Është kjo që ka sjellë ndryshimet se për Ramën do ishte votuar ajo e shtatorit 2015. Çështjen e kanabizimit nuk e ka ngritur më shumë sesa opozita.

Bashkurti: Unë mendoj se kanë bërë shumë mirë që e kanë çuar në Kushtetuese. Është gjë shumë e mirë që institucionet politke të respektojnë institucionet vendimarrëse, sikundër gjykata ka mbajtur një qëndrim duke e suspenduar për një periudhë të caktuar. Megjithatë është mirë që kaloi në Komisionin e Venecias. Të kemi pak durim të presim Komisionin.

Bashkurti: Që kemi hyrë në rrugën e Kolumbisë kjo është e qartë. E pritëm me entuziasëm goditjen që u bë në Lazarat dhe menduam se do të ketë një seriozitet, një angazhim sistemi i sigurisë kombëtare. E vërteta është që ne kemi dështuar si shtet me kanabizimin. Shqipëria ka hyrë në linjën më të keqe lidhur me drogat. Në Kolumbi kjo punë është mbyllur me 35 mijë të vrarë dhe janë në listë edhe 6 mijë për tu ekzekutuar. Ballafaqimi është i jashtëzakonshëm. 35 mijë janë ekzekutaur me ushtri. Shqipëria duhet të shohë këto modele të së keqes, sikurse shohim edhe modelet e mira të BE. Hyhet në këtë rrugë shumë lehtë, dalja është e përgjakur. Ia them këtë edhe kryeministrit Rama edhe kryeministrit që do të vijë. Shqipërinë e kanë future në rrugën më të keqe. Shqipëria është në fazën e krijimit të karteleve. Janë krijuar kartelet. Këto nuk financojnë, këto kapin ekzekutivin, sistemin e sigurisë, prokurorinë. Pse? Sepse kartelet kanë financa më shumë.

Sistemin e sigurisë e kemi të dështuar. Ne kemi 2.6 % të PPB e kemi kanabis, ndërkohë që nuk financojmë as 0.8% nga detyrimi që  kemi për NATO-n

 

Për të ndaluar shkatërrimin e administratës, duhet të krijohet një pakt mes dy partive politike. Ky propozim është bërë nga deputeti i PD, Aldo Bumçi, i cili në emisionin ?Arena? në Ora News tha se numri i punonjësve në administratë nuk ndikon në fatin elektoral të asnjë partie. Për Bumçin, çdo parti që vjen në pushtet duhet të heqë nga puna më pak se partia paraardhëse.

Bumçi: Këtu ka nevojë për një pakt kombëtar që ne të ndalojmë këtë histori që ka shkatërruar administratën shtetërore. Mendoj që  këta pakt mund ta bëjnë dy partitë e mëdha, në të cilat votat që marrin nga administrata janë të papërfillshme në numerin total të votave. Në 600 mijë vota ato 5 mijë vota, po i bëjmë edhe 10 mijë por nuk janë aq janë shumë pak në krahasim me?psh PS në ka marrë 700 mijë ne morën rreth 600 mijë.

Ne duhet ta bëjmë këtë pakt, ta ndalojmë këtë rreth vicioz që ka dobësuar qeverisjen, ofrimin e shërbimeve dhe ne nuk jemi të aftë të ulemi të bëjmë një reformë, sepse reformat nuk bëhen vetëm nga ministrat, duhet të kesh të dhëna, alternative, duhet të zbatohen. Me një administratë të shkallmuar nuk bëhen. Kishte dy mënyra, ose cdo qeveri e radhës të hiqte më pak se ajo paraardhësja, pra nëse ne hoqëim 100, Rama të hiqte 90 dhe pastaj kur të vinim ne 80 dhe të vinte duke u konsoliduar. Këtu duhet një pakt politik për ti dhënë fund dhe le të fillojë me aparatin qendëror me 2 mijë persona që jaën ministritë kryresore, 3 mijë persona nuk dikojnë fatin elektoral të askujt dhe mendoj se kjo duhet të ishte zgjidhur.

Lajmet e fundit nga