LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO- VIDEO. Sekuestrohet 190 kg kanabis në Portin e Durrësit/ Dështon tentativa për ta trafikuar

1 Dhjetor 2016, 09:09, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka serkuestruar një sasi prej 190 kilogram kanabis sativa në Portin e Durrësit. Gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin me targa AA 045 ND, i drejtuar nga shijakasi Erblin Tuka, policia gjeti dhe sekuestroi 190 kg kanabis, si dhe bëri të mundur arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit.

Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 30.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin me targa AA 045 ND me drejtues shtetasin E.Tuka, shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të automjetit mund të kishte lëndë narkotike. Menjëhere shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar kamionin për tek Skaneri ku ka rezultuar se dyshemenë e kamionit kishte disa pako. Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 158 pako me peshë rreth 190 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale?Trafikimi i narkotikëve? e mbetur në tentativë./ Citynews

Lajmet e fundit nga