LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çako takim me Kryeprokurorin e Leçes/ Të angazhuar për të thelluar bashkëpunimin kundër grupeve kriminale

1 Dhjetor 2016, 15:06, Aktualitet CNA

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako priti Kryeprokurorin e Leçes, Itali, Cataldo Motta. Bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin mjaft të mirë mes dy agjencive si dhe me autoritetet e drejtësisë italiane.

Drejtori i Policisë Çako theksoi angazhimin dhe përpjekjet e Policisë shqiptare në parandalimin e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.

?Monitorimi nga ajri i Guardia Di Finanza pa limit kohor e në të gjithë territorin e vendit, dhjetra operacione antitrafik të përbashkëta të Policisë së Shtetit me Policinë italiane tregojnë qartë për një bashkëpunim serioz e të besueshëm, duke arritur rezultate shumë të mira në këto drejtime?, u shpreh Çako.

Në fjalën e tij Prokurori Motta evidentoi se ?falë këtij bashkëpunimi mjaft të suksesshëm jemi sot këtu?.

Ai vlerësoi dhe falënderoi Policinë e Shtetit për angazhimin dhe seriozitetin e treguar në luftën kundër krimit të organizuar dhe kërkoi që ky bashkëpunim të thellohet akoma më tej. Nga ana e tij Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako e siguroi Kryeprokurorin e Leçes se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim, në drejtim të hetimit dhe vënies para përgjegjësisë ligjore të grupeve kriminale që veprojnë në të dy vendet tona./ Citynews

Lajmet e fundit nga