LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Buxheti 2017/ Libra voton online kundër miratimit

1 Dhjetor 2016, 17:12, Aktualitet CNA

Forca më e re politike, Libra, ka ndërmarrë një votim online në lidhje me votën e dy deputetëve të saj, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, në lidhje me buxhetin e vitit 2017.

Në përfundim të votimit online, rezulton se 2134 persona ose 80.86% votuan kundër miratimit të buxhetit, ndërkohë vetëm 505 persona votuan pro.

SIpas deputetit Blushi, themelues i LIBRA, votimi online do të reflektohet në votën e tij në parlament.

Kjo është hera e parë që një forcë politike voton online për çështje të rëndësishme.

Lajmet e fundit nga