LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera e CEZ/ Komisioni hetimor administron provat për lidhje të errta ryshfeti

1 Dhjetor 2016, 17:25, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, , shkruan se Komisioni Hetimor i CEZ, që drejtohet nga ai, ka administruar zyrtarisht prova shkencore nga dëshmitari Romeo Karra. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se sipas dëshmitarit janë zbuluar lidhje të errëta ryshfeti dhe të dhëna llogarish bankare si dhe takime të fshehta të berishëve në Tiranë.

Deputeti socialist, thekson se Komisioni Parlamentar po bën detyrën dhe po gjen fajtorë. Ai informon se me datë 9 dhjetor, ora 10, vijon seanca dëgjimore me dëshmitarin Sali Berisha.

?Komisioni Hetimor per aferen korruptive 414 milione Euro “CEZ”, administroi sot zyrtarisht dokumenta dhe prova shkresore nga deshmitari Romeo Karra. Lidhje te errta ryshfeti dhe te dhena llogarish bankare; shkelje flagrante te ligjit; takime te fshehta te berisheve ne Tirane, Prage, Viene; mbi 100 biseda telefonike me sekserin N.K.; favorizim me dashje te kompanise CEZ ne dem te shtetit shqiptar; prishje e qellimshme e kontrates pa i lene mundesi Shqiperise te kete shanse ne arbitrazh etj.

Me ne fund nje Komision Hetimor Parlamentar po ben detyren dhe po gjen fajtore. Me date 9 Dhjetor, ora 10 vazhdon seanca degjimore me deshmitarin Sali Berisha?, shkruan Balla

 

Lajmet e fundit nga