LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“STOP”/ Skandali i pronës, noterja përfituese dhe OPGJ me diplomë false

30 Nëntor 2016, 21:05, Aktualitet CNA

Noterja Irena Bimo del sërish në skenë, këtë herë jo thjeshtë si vjehrra e njërit prej nënkontraktorëve, por si hartuesja e dokumentacionit.

Në pallatin, ku 30% e pronësisë i takon Ferdinand Brahimajt, në sahatët e njërit nga apartamentet problematike është emri i noteres Irena Bimo.

Edhe pse e mohon pronësinë, në kontratën e energjisë figuron emri i saj.

Sipas investigimeve të emisionit ?STOP? rezulton që në kullën tre, noterja ka marrë një apartament dhe gazetari i emisionit ?STOP? ka parë sahatin, i cili mban emrin e Irena Bimos.

Gazetari ? Në kullën tre.

Noterja ? Objekti tre.

Gazetari ? Keni edhe ju një apartament?

Noterja ? Kush ta ka thënë këtë gjë?

Gazetari ? Kështu janë informacionet? nuk e di. Është e vërtetë apo jo?

Noterja ? Jo, jo!

Gazetari ? Tek sahati lexonte Irena Bimo.

Noterja ? Çfarë rëndësie ka? Nuk di gjë çfarë lexonte tek sahati, s?kam qenë asnjëherë të shoh sahatin?

Gazetari ? Mos ketë Irena Bimo tjerër?

Noterja ? Jo.

Gazetari ? Ju e keni apo jo?

Noterja ? Jo. Çfarë lidhje ka kjo?

Gazetari ? Jo ideja është këtu: meqë ju jeni marrë me të gjitha këto domethënë, a është e ligjshme mos jetë konflikt interesi me investitoren, apartamenti nqë keni marrë?

Noterja ? Nuk kam lidhje fare me këtë histori.

Gazetari ? E keni apo s?e keni ju, që të jemi të saktë?

Noterja ? Nuk e kam.

Gazetari ? Po emri në sahat?

Noterja ? Nuk përgjigjem fare, as për sahatin, as që e kam idenë.

Gazetari ? Se keni idenë për këtë apartament?

Noterja ? Absolutisht fare. Mund të kem bërë porosi për një mikeshën time dhe ndoshta mund të kenë vënë emrin tim. Dhe nuk merrem fare me miqtë e mi, apo çfarë rëndësie ka?ska lidhje fare.?

Në Prokurorinë e Vlorës, OPGJ është djali i investitores Qinami, Skerdilajd Qinami dhe dosja fle në zyrat e organit të akuzës. Një investigim i ?Stop? nxjerr në pah, se Skedilajdi është rasti tipik, kur ka një diplomë universiteti, pa diplomën e të mesmes. Në shkollën e mesme të Yzberishtit, 3 vjet nuk i ka të firmosura, por vetëm vitin e funditm çka do të thotë se është i pajisur me diplomë false.

 

 Gazetari ? Skerdilajd Qinami, këtu sipas kësaj vetëm një vit ka bërë këtu.

Drejtoresha ? Unë jam në rregull më kupton.

Gazetari ? Një vit ka bërë këtu. Por këtë vit e ka të fundit, vit të tretë, vit të dytë apo të parë?

Drejtoresha ? Jo i mbyllur viti i fundit.

Gazetari ? Ne na duhet kjo, çfarë dokumentacioni ka sjellë që ka mbaruar vitin e fundit?

Drejtoresha ?  E di unë atë, e pashë s?ka gjimnaz absolutisht.

Gazetari ? Po si e kanë regjistruar?

Drejtoresha ? I kanë hedhur notat sikur i ka bërë të gjitha nga viti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt, sikur i ka bërë këtu.

Gazetari ? Skandal?

Lajmet e fundit nga