LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prezantohet projekti “e-inspektim”/ Klosi: Digjitalizimi i inspektimit, mundësi zero për ryshfet  

30 Nëntor 2016, 16:07, Aktualitet CNA

Prezantohet metodologjia e re e Inspektimeve të subjekteve, nga Inspektorati i punës. Kjo metodologji ka të bëjë me kalimin në sistemin online të inspektimit. Projekti ?e- Inspektim?, do të thotë hedhja e të dhënave direkt gjatë inspektimit për çdo subjekt të inspektuar. Të dhënat online, transmetohen direkt në Inspektoratin Qendror, duke mos lejuar më ndryshimin e të dhënave më pas.  Digjitalizimi I sistemit të inspektimit, është një mënyrë që I jep fund çdo lloj ndërhyrjeje më pas, duke rritur transparencën, ulur abuzimin dhe shmangien e ryshfetit.

Gjatë ceremonisë së prezantimit të këtij projekti, nga kreu i Inspektoratit të Punës Dritan Ylli dhe kreu i Inspektoratit Qendror Shkëlqim Hajdari, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi vuri theksin tek risia që sjell projekti digjital.

?Inspektori do ta ketë mundësinë zero nga dita e sotme që të  dhënat e inspektimit të transformohen sipas urdhrit të shefit apo sipas mundësisë së korrupsionit ndërmjet punëdhënësit dhe Inspektorit të Punës?, tha  ministri Klosi.

Lajmet e fundit nga